Protesta te Ministria e Arsimit/ Shoqërohen 10 persona! Përplasje mes policisë dhe studentëve
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Një nga protestuesit, në protestën para Ministrisë së Arsimit, tha se Shqipëria është ende në një sistem kom...
Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke...
Që prej orës 14:00 po mbahet protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë shkulur nga vendi kangjellat...
Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protes...
Policia gjermane rrethoi përkohësisht aeroportin Albrecht Durer të Nurembergut dhe pezulloi operacionet të martën, pas dyshimeve p&eu...
Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit ka nisur. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë mbajnë n&e...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Uaterfordit në Republikën e Irlandës, ku katër persona, mes tyre dy fëmij&e...
Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm pë...

Gjykata e Fierit shuajti dënimin me 25 vite burg për Sokol Hoxhën, për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në Patos, ndërsa familja e dy vëllezërve shprehen të indinjuar për këtë vendim. Gjykata pranoi kërkesën e Hoxhës për parashkrimin e dënimit të dhënë në mungesë.
Një ditë pasi gjykata dha vendimin, nëna dhe motra e dy vëllezërve janë shprehur të tronditura nga ajo që e konsiderojnë një padrejtësi të rëndë. E përplotur, nëna e dy vëllezërve të vrarë ka folur për mediat, duke rikujtuar momentet e tmerrit të ditës kur mori vesh vrasjen e djemve në mars të vitit 1997 janë ende të freskëta.
“U vranë më 30 mars. Më 31 u varrosën. Më 3 qershor, Hektori mbushte 21 vjeç. Hëngrën bukë në drekë dhe dolën. Djali i vogël e dëgjoi dhe erdhi e më tha mua… E ka lënë djalin 20 muajsh. Unë e ndjeva, nuk isha mirë. Ai brodhi gjithë botën si deshi ai. Iku në moment, m’i vrau djemtë, edhe brodhi gjithë botën e nuk u bë gjë për djemtë e mi, çfarë shteti është ky? Unë jam nënë, dhe me ata fëmijë jemi bërë gjysmakë", tha nëna e viktimave.
Motra e dy vëllezërve e ka cilësuar vendimin si një goditje të dytë për familjen, duke shprehur zhgënjimin e saj ndaj drejtësisë. Ajo tha se familjarët nuk ishin thirrur në gjyqin ku u mor vendimi.
“Jemi vrarë për herë të dytë, nga vendimi që mori shteti. Dy vëllezërit e mi u vranë dhe ai të dalë i pafajshëm. Për mua, ai nuk ka bërë asnjë ditë burg. Vëllezërit e mi kanë bërë 29 vite që janë vrarë. Ku është shteti këtu?! Çfarë dënimi është hequr këtu? Ai mund edhe të mos lirohet, se ka gjëra të tjera. Unë flas për shqetësimin tim që kam si motër. Na kanë vrarë për herë të dytë, kur e mora vesh vendimin mbrëmë… Gabim që nuk na thirrën. Të ishim dhe ne palë në gjyq. Mbase ishin gabim edhe vëllezërit e mi, por vëllezërit e mi nuk ishin gabim, se ishin në punën e tyre. Të vriten dy djem në punën e tyre dhe ai të dalë i pafajshëm… Këtu nuk ka shtet. Kur u arrestua, thashë që edhe Zoti bëri një mrekulli. Gjaku me gjak lahet. Asgjë nuk u bë për ne. Të tradhtuara nga drejtësia. Ku është drejtësia këtu?!”, u shpreh motra e viktimave.
Vendimi u dha një ditë më parë nga gjyqtarja Aurora Tusha, pas kërkesës së prokurores Malbora Dinaj, e cila argumentoi se kishin kaluar afatet ligjore për parashkrimin e dënimit penal.
Megjithatë, Sokol Hoxha do të vijojë të qëndrojë në burg për llogari të autoriteteve belge, pasi ndaj tij është në fuqi një masë sigurie e vendosur më 8 tetor. Në Belgjikë, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi, gjithashtu në vitin 1997, pasi ishte larguar nga Shqipëria. Vendimi ndaj tij mori formë të prerë në vitin 2010.
Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë, më 13 tetor, në or...
Edi Rama mrekullohet shpesh. Veçanërisht kur bëhet fjalë për punët e qeverisë së tij. Por një dekadë m&eum...
Aksidentet rrugore ranë me 17,5% në vitin 2025, por numri i të vdekurve u rrit me 14,3%. Tirana regjistroi numrin më të lartë t&...
Policia ka arrestuar në Fushë-Milot një 37-vjeçar, vëllai i 40-vjeçarit që u vra më 9 korrik 2026 në Kurbin. I ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) paralajmëron qytetarët për një skemë të dyshuar mashtrimi në Facebook, ku përdo...
Autoritetet ligjzbatuese në Greqi dyshojnë se një bandë rivale e trafikut të drogës, e përbërë nga trafikantë...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 8 lekë për litër dhe atë të benzinës me 1 lek për lit&e...
Një ngjarje dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh, ku Armand Aliaj, ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastë...
Terminali i Sarandës është një rast tjetër flagrant i shpërdorimit të parave në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Qyte...
Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dys...