EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë vendosur disa lëvizje në drejtimin e strukturave policore në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Dritan Lena, i cili deri tani mbante detyrën e Shefit të Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Ndryshime ka edhe në drejtimin e komisariateve.
Saimir Shkambaj, që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
Ndërkohë, Feliks Hoda, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Në Tropojë, detyra e Shefit të Komisariatit do të mbulohet nga Andi Kano, i cili deri tani ka shërbyer si Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë. Kano komandohet në këtë detyrë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në Qafë Buall–Krastë, makina bie në humnerë, dyshohet për një viktimë

Padia e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së, hidhet shorti në Kushtetuese

Mobilizohen studentët: Nesër para Parlamentit!

Përplasje për Reformën Territoriale te “Ligjet”, opozita braktis sallën pas debatit për draftin e PS

Reforma hekurudhore, Shqipëria mbetet e fundit në rajon me 45% të zbatimit





