Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Administrata e Tenerifes ka njoftuar se do të qëndrojë pranë familjes së Jesus de Miguel, i cili humbi jetën pasi u rrëzua pas një përplasjeje me portierin e Andorrës në ndeshjen midis dy ekipeve.
Konkretisht, siç njoftoi drejtori ekzekutiv i Tenerife-s, Antonio Manuel Porro Granados, klubi spanjoll do të ndihmojë vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel derisa ajo të arrijë moshën madhore.
“Qëllimi ynë është t’i qëndrojmë pranë vajzës dhe të sigurohemi që e gjithë familja Tenerife ta mbështesë atë. Duam të jemi pranë saj të paktën derisa të arrijë moshën madhore. Ky është një angazhim që kemi marrë me iniciativën e aksionarit tonë kryesor, Rayco Garcia, të cilin të gjithë e mbështesim pa rezerva”, tha ai.
Drejtori shtoi se ata do të ofrojnë ndihmën maksimale të mundshme në çdo nivel.
“Në të njëjtën kohë, po shqyrtojmë edhe mënyra për të forcuar mbështetjen tonë financiare, në mënyrë që rrethanat të ndikojnë sa më pak në jetën e tyre, të paktën në një nivel material. Sigurisht, është e pamundur që një humbje e tillë të mos lërë gjurmë”, shtoi ai.
Lexo edhe
SPORT
Interi mbetet makthi i Comos, zikaltërit ndëshkojnë sërish Fabregas dhe i afrohen kreut

Egnatia arratiset në krye, Skënderbeu befason Dinamon dhe Partizani mbetet në fund, ja si ndryshon renditja e Superiores

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

Harry Kane dëshiron që Topi i Artë të vendoset në muzeun e Bayern Munichut

Liverpooli harron zhgënjimet, mposht Crystal Palace dhe ngjitet në katërshen e parë

Milani e nis me spektakël dhe e mbyll me ankth, Genoa e tremb në fund

Egjipti shkarkon Hossam Hassan, Ali Maher merr drejtimin e kombëtares para ndeshjeve me Malavin

Mourinho pas fitores ndaj Valencias: Lojtarët janë jashtëzakonisht të lodhur, kanë nevojë për rikuperim





