69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut
Një udhëtim që duhej ta çonte drejt Paqësorit Jugor u kthye në një aventurë mbijetese për një 86-vjeçar amerikan dhe qenin e tij, të cilët u gjetën gjallë pas...

Një udhëtim që duhej ta çonte drejt Paqësorit Jugor u kthye në një aventurë mbijetese për një 86-vjeçar amerikan dhe qenin e tij, të cilët u gjetën gjallë pas 69 ditësh në det.
I moshuari ishte nisur nga Astoria, në shtetin amerikan të Oregonit, drejt Samoas Amerikane, me varkën e tij me vela, të quajtur Willow Wind.
Udhëtimi parashikonte përshkimin e rreth 8 mijë kilometrave, por që prej 20 gushtit nuk kishte më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Më 24 tetor, Roja Bregdetare amerikane u njoftua se marinari nuk kishte mbërritur në destinacionin e planifikuar.
Tri ditë më vonë, autoritetet morën një sinjal nga pajisja e emergjencës së varkës, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit.
86-vjeçari dhe qeni i tij u lokalizuan nga anija tregtare Grand Orion, rreth 740 kilometra larg brigjeve të San Diegos, në Kaliforni.
Megjithatë, dallgët e fuqishme penguan fillimisht ndërhyrjen. Pas disa orësh, më 28 tetor, ekuipazhi arriti t'i shpëtonte të dy, ndërsa varka me velat e dëmtuara mbeti në det.
Më pas, një helikopter i Rojës Bregdetare i transportoi drejt tokës. I moshuari u dërgua në spitalin Scripps Mercy për kontrolle mjekësore.
Sipas autoriteteve, ai ishte i dobët fizikisht dhe kishte vështirësi në ecje, por nuk kishte pësuar dëmtime serioze.
Roja Bregdetare vlerësoi operacionin dhe theksoi rëndësinë e pajisjeve të komunikimit emergjent gjatë udhëtimeve detare.
Lexo edhe
BOTA
Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t'i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë

Tragjedia hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe 122 të plagosur

Tragjike në Brazil/ Makina me 10 persona përfundon në liqen, mes viktimave 5 fëmijë, dyshohet edhe një foshnjë

Skandali në Nvidia! CEO Jensen Huang pranon se ka tradhtuar bashkëshorten, nis hetimi ndaj shefit të gjigantit të teknologjisë

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit





