Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta...
SOCIALE

Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor

P
Piranjat 8 November 2026, 22:31 · 2 min lexim
Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit

Qeveria gjermane ka miratuar një projekt-rregullore që parashikon përgjysmimin e numrit të miratimeve vjetore për punësimin e shtetasve nga Ballkani Perëndimor. Sipas ndryshimeve të propozuara, kuota do të ulet nga 50 mijë në 25 mijë miratime fillestare në vit, duke nisur nga 1 janari 2027.

Vendimi u mor nga kabineti federal më 4 nëntor, por për t’u bërë përfundimtar duhet të marrë edhe miratimin e Bundesrat-it, dhomës që përfaqëson landet gjermane.

Kufizimi prek qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët përfitojnë nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, e miratuar në vitin 2016 për të lehtësuar punësimin e tyre në Gjermani.

Kjo skemë u mundëson shtetasve të këtyre vendeve të aplikojnë për vizë pune edhe në profesione që nuk kërkojnë domosdoshmërisht një diplomë universitare apo kualifikim profesional të njohur në Gjermani.

Nisma ka hasur kundërshtime nga Agjencia Federale e Punësimit, e cila ka kërkuar ruajtjen e kuotës aktuale. Sipas saj, vetëm në shtator të vitit 2026, rreth 546 mijë shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor ishin të punësuar në Gjermani në sektorë që i nënshtrohen sigurimeve shoqërore.

Agjencia paralajmëron se ulja e kuotës mund të vështirësojë plotësimin e vendeve vakante, veçanërisht në ndërtim, transport, logjistikë, gastronomi dhe kujdes shëndetësor, ku kërkesa për punonjës mbetet e lartë.

Nga ana tjetër, qeveria gjermane argumenton se kufizimi synon t’u japë përparësi personave që janë tashmë të disponueshëm në tregun vendas të punës. Megjithatë, ndryshimi nuk do të thotë mbyllje e mundësive për punësim të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të cilët do të mund të aplikojnë edhe përmes skemave të tjera ligjore, veçanërisht atyre që lidhen me punonjësit e kualifikuar. /skyweb.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.