Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosi 38-vjeçarin bashkë me të vëllanë, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë “PS, më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj u dërgon anëtarëve të partisë fjalën që do të mbante në Asamble:... SHBA rihap hapësirën ajrore pas kaosit në fluturime, mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar nga anulimet dhe v... Trump, Xi dhe Putin në një tryezë, takimi historik do të mbahet në Kinë Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2026 Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 14 Nëntor 2026 Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës
AKTUALITET

Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit

P
Piranjat 1 October 2026, 09:50 · 2 min lexim
Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në

Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatëvonesa gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, për faturat e shlyera përtej afatit.

Të dhënat e publikuara për periudhën janar-qershor tregojnë se kamatëvonesat u arkëtuan mbi rreth 2.21 milionë fatura energjie. Vlera më e lartë mujore e kamatëvonesave u regjistrua në maj, me 82.9 milionë lekë. Në prill u arkëtuan 81.4 milionë lekë, ndërsa në qershor 75.9 milionë lekë, raporton monitor.

Në mars, kamatëvonesat arritën në 73.6 milionë lekë, në janar në 72.8 milionë lekë, ndërsa niveli më i ulët për periudhën u regjistrua në shkurt, me 62.9 milionë lekë.

Edhe numri i faturave mbi të cilat u arkëtua kamatëvonesë ishte më i lartë në fund të periudhës. Në qershor rezultuan 410,833 fatura të tilla, niveli më i lartë i gjashtëmujorit. Në mars ishin 383,493 fatura, në prill 386,868 dhe në maj 375,727.

Janari regjistroi 341,330 fatura me kamatëvonesë, ndërsa shkurti kishte numrin më të ulët, me 311,765. Në të njëjtën periudhë, numri i konsumatorëve të energjisë elektrike u luhat rreth 1.37-1.38 milionë. Në fund të qershorit, të dhënat raportojnë rreth 1.38 milionë konsumatorë.

Kamatëvonesat aplikohen kur fatura mujore e energjisë nuk paguhet brenda afatit përkatës. konsumatori mund ta paguajë faturën pa kamatë deri në mbyllke të muajit pasardhës, ndërsa pas tejkalimit të tij mbi detyrimin nis aplikimi i kamatëvonesës.

Paralelisht, OSHEE vijon të administrojë edhe detyrimet e prapambetura të konsumatorëve që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndër vite. Për vitin 2026, kompania ka ofruar skema lehtësuese për klientët që shlyejnë detyrimet, përfshirë reduktime të kamatëvonesave sipas kategorisë së konsumatorit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.