Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
INVESTIGIME

Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, të burgosurin fëmijë të diktaturës

P
Piranjat13 November 2026, 22:13 · 3 min lexim
Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat”

Gjergj Hani u nda dje nga jeta, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme vuajtjesh, qëndrese dhe dinjiteti. Ishte vetëm 16 vjeç kur regjimi komunist ia ndërpreu fëmijërinë dhe e hodhi në ferrin e burgjeve politike.

Një adoleshent që, në vend të viteve të bukura të rinisë, njohu qelitë, dhunën dhe torturat çnjerëzore të një prej diktaturave më të egra.

Qafa e Barit, një emër që mbart kujtimet e tmerrit dhe vuajtjeve të të burgosurve politikë, u bë pjesë e historisë së tij. Por, pavarësisht gjithçkaje që përjetoi, Gjergj Hani nuk lejoi që urrejtja të bëhej pjesë e karakterit të tij.

Pak vite më parë, gazetarët e “Piranjave” u kthyen bashkë me të në burgun famëkeq të Qafë-Barit. Një rikthim emocional në vendin ku kishte kaluar një pjesë të errët të jetës së tij.

Përballë mureve që dikur kishin qenë dëshmitarë të vuajtjeve të tij, Gjergji rrëfeu historinë personale, kujtimet e dhimbshme dhe atë që kishte mbetur e pashlyer në kujtesën e tij.

Ajo intervistë ishte shumë më tepër sesa një dëshmi për krimet e diktaturës. Ishte një mësim i jashtëzakonshëm fisnikërie, force dhe faljeje.

Një rrëfim që të rrëqethte, por që njëkohësisht të bënte të reflektoje për fuqinë e njeriut për të mos u thyer shpirtërisht, edhe kur gjithçka përreth tij synon ta shkatërrojë.

Sot, pas ndarjes së tij nga jeta, ne, “Piranjat”, kemi vendosur ta risjellim atë intervistë të veçantë, për ta kujtuar ashtu siç ishte: një burrë fisnik, një dëshmitar i historisë dhe një njeri që, pavarësisht gjithçkaje që përjetoi, nuk humbi kurrë madhështinë e shpirtit./ piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.