Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës Një jetë mes torturave, burgut dhe dinjitetit/ “Piranjat” risjellin intervistën e rrallë me Gjergj Hanin, t... A do të ma hapni derën? Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë çdo kontrolli, babai kërkon ndihmën e Piranjave Djali poshtë maskës 1700 euro për një pasaportë false/ Si u asgjësua rrjeti që premtonte Europën online? Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani
INVESTIGIME

Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/ Rrëfimi ekskluziv i Alvin Berishës

P
Piranjat13 November 2026, 22:41 · 2 min lexim
Një histori mbijetese që preku gjithë shqiptarët/

Tashmë 18 vjeç, Alvin Berisha vendos të tregojë për herë të parë në një intervistë për Piranjat historinë e tij të jashtëzakonshme, që tronditi opinionin publik dhe bëri xhiron e botës.

Një rrëfim që nis me një fëmijëri të ndërprerë brutalisht nga lufta dhe përfundon me shpresën për një jetë të re, larg tmerrit që la pas.

Si ishte jeta mes bombave, frikës dhe pasigurisë?

Çfarë kujton Alvini nga periudha kur u përball me realitetin e luftës në Siri?

Si funksiononte propaganda e ISIS-it dhe si manipulohej mendja e njerëzve për t'i tërhequr drejt një bote të mbushur me dhunë dhe terror?

Për herë të parë, Alvini ndan kujtimet e tij për atë që pa dhe përjetoi, duke rrëfyer edhe realitetin e errët të kampeve ku kaloi një pjesë të jetës.

Një nga momentet më të rëndësishme të rrëfimit është edhe kthimi në Itali dhe përpjekja për të rindërtuar jetën.

Si ndryshoi gjithçka pas rikthimit? 

Sa e vështirë ishte të niste nga e para, të përshtatej me një realitet krejt tjetër dhe të linte pas kujtimet e një fëmijërie të kaluar mes frikës dhe traumës?

Sot, në moshën 18-vjeçare, Alvini nuk është më vetëm fëmija që bota njohu nga historia e tij e dhimbshme.

Ai është një i ri që ka zgjedhur të flasë, të tregojë atë që ka përjetuar dhe të ndajë me publikun një histori që shkon përtej një rasti të zakonshëm njerëzor./ piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.