Greqi/ Plagoset rëndë 58-vjeçari shqiptar në banesën e tij, në kërkim 17-vjeçari

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës, Greqi. Policia greke është vënë në kërkim të një 17-vjeçari, i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, shqiptari, i cili jeton në zonë së bashku me familjen e tij, është sulmuar brenda banesës. Ai ka marrë dy plagë me thikë në bark dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI), ku po merr trajtim mjekësor.
Pas plagosjes, 58-vjeçari u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë. Për shkak të plagëve, u vendos transportimi i tij me ambulancë drejt spitalit universitar në Heraklion, i shoqëruar nga një mjek.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po kërkojnë 17-vjeçarin e dyshuar. Policia po përpiqet të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi sulmi, si dhe motivet që mund të kenë çuar në plagosjen e shqiptarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

“Rama, diga që mban në këmbë pushtetin e krimit”/ Aktivisti: Nuk heqim dorë! 134 ditë në shesh për dorëheqjen e kryeministrit

FMN: Bashkitë nuk mbulojnë dot shpenzimet, duhen taksa më të larta mbi pronat dhe të ardhurat

Krahasimi mes 322 qyteteve të botës - Tirana, qyteti më i keq në Europë për të jetuar! Grafiku i Palombos ngre alarmin

Atentati me tritol në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram lëndë shpërthyese, i ati i të plagosurit Erigels Mela ka qenë prok...

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe në 12 muajt e fundit

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, ja arsyeja

Shpërthimi në fabrikën në Greqi/ Humb jetën edhe shqiptari tjetër, në pranga drejtuesit e kompanisë





