Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin
AKTUALITET

Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe në 12 muajt e fundit

P
Piranjat11 October 2026, 16:23 · 3 min lexim
Ja sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe në 12 muajt e

Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më të madh të të dëbuarve nga Anglija.

Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office parë nga Top Channel, tregojnë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2,247 shqiptarë la leje qëndrimi.

Sipas Home Office shqiptarët renditen të parët për numrin e dëbimeve duke lënë pas rumunët, brazilianët, indianët dhe polakët.

Pothuajse shumica e 2,247 të dëbuarve shqiptarë,  janë persona të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri.

80% e tyre thotë Home Office ishin të dënuar si të përfshirë në shitjen e Kokainës.

Një tjetër e dhënë nga Home Office tregon se “shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh për nga shtetësia në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të lidhura me azilin, duke zënë  një të katërtën (24% ose 2,831 persona) të të gjitha kthimeve të tilla  deri në mars 2026.

Gjatë vitit 2022 mbërritën me gome në Angli duke kaluar Kanalin e Lamanshit mbi 12 mijë shqiptarë.

Home Office thotë se gjatë vitit 2025,  53% e totalit të personave mbërritur me gomone tashmë të dëbuar janë shqiptarë.

Gjatë periudhës nga 1 shkurti 2025 deri më 31 janar të këtij 2026, gjithsej 2,835 emigrantë u transportuan me avionë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me një kosto totale prej 13.8 milionë paundësh, ekuivalente me afro 5,000 paund për person.

Sipas gazetës The Telegraph, dëbimi me një avion privat të tipit Airbus 321,  i 47 shqiptarëve i ka kushtuar Home Office 22.000 stërlina për secilin prej këtyre 47 personave.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office) deklaroi:

“Më shumë se 80,000 emigrantë që kanë hyrë ilegalisht dhe shtetas të huaj që kanë kryer vepra penale janë kthyer që nga zgjedhjet e korrikut 2024, një rritje prej 41 për qind”.

Shqipëria ishte vendi me numrin më të madh të fluturimeve çarter, me 42 avionë të marrë me qira për të kthyer në atdhe 1,810 emigrantë gjatë kësaj periudhe kohore, që kishin hyrë ilegalisht duke shkelur ligjin e emigracionit ose kishin kryer vepra penale. /Top Channel

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.