Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve
AKTUALITET

Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve

Policia ka gjetur dy armë tek makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Selami Hasanit

P
Piranjat23 November 2026, 15:00 · 2 min lexim
Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e

Policia ka gjetur dy armë tek makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani, 47 vjeç paraditen e sotme në lagjen nr 1 të Fierit.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës.

Sipas burimeve, dyshohet se në ngjarje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë përdorur një automjet për të mbërritur në vendin ku ndodhej Selami Hasani.

Njëri prej tyre dyshohet se e ka pritur në makinë, me motorin ndezur, pasi rruga ku ndodhej viktima ishte pa dalje.

Ndërkohë, personi tjetër ka zbritur nga automjeti dhe, pasi ka konstatuar se Hasani po punonte pranë murit rrethues të banesës tij në në skelë, e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet pistoletë me silenciator.

Si pasojë e të shtënave, Selami Hasani ka humbur jetën në vend, ndërsa është plagosur edhe nipi i tij, i cili ndodhej pranë tij në momentin e sulmit.

Pas krimit, autori është larguar me shpejtësi dhe është bashkuar me personin tjetër në automjet, me të cilin janë larguar nga vendngjarja, të cilin e dogjën në fshatin Dërmënas.

Burimet pranë Policisë bëjnë me dije se automjeti i djegur dyshohet të ketë qenë i vjedhur, ndërsa targat që mbante rezultojnë të falsifikuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.