Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes"

Pas ekzekutimit të 60-vjeçarit Selami Hasani në oborrin e banesës së tij në Fier, policia ka shtrirë kontrollet edhe në banesën e Arben Isufajt, i njohur si 'Ben Qimja'.
60-vjeçari u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës së tij, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin. Selami Hasani ketë qenë i dënuar për vrasjen e nipit të 'Ben Qimes', ngjarje e ndodhur në vitin 2002.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi arsyet e kontrollit në banesën e Isufajt, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ka lidhje me ngjarjen. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të vrasjes
Lexo edhe
AKTUALITET
Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë?

Shumë turistë, pak para

Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë

Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji

Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi

11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas

Kushtetuesja rrëzon Çalajt, dy vëllezërit e dënuar për grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas kërkuan rigjykim

EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë





