Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
AKTUALITET

Atentati në Gjirokastër/ Autori e ndoqi Beqir Devollin për 3 kilometra, shpërthimin e aktivizoi me telekomandë

P
Piranjat11 October 2026, 15:14 · 1 min lexim
Atentati në Gjirokastër/ Autori e ndoqi Beqir Devollin për 3

Të tjera detaje zbulohen në lidhje me atentatin me eksploziv që tronditi mbrëmjen e djeshme Gjirokastrën, ku Beqir Devolli humbi jetën në spital, teksa i plagosur mbeti Erigers Mela.

Burime nga grupi hetimor bën me dije se shpërthimi ka ndodhur me telekomandë dhe se personi që e aktivizoi, e ndiqte viktimën në distancë që nga Viroi, pra për gati 3 km, deri në vendin e shpërthimit.

Viktima, i njohur si “Çilo”, piu kafen me shokun e tij dhe më pas hipi në makinë, ku edhe ndodhi shpërthimi.

Viktima kërcënohej me telefonata, së bashku me pasagjerin Erigers Mela, të cilit iu dogj mjeti vitin e kaluar në formë paralajmërimi. “Çilo” ka qenë me “arrest shtëpie” për dy vjet në Tiranë.

Shpërthimi përpara policisë ishte i mirëmenduar, pasi autorët prisnin që rruga të zbrazej përpara se të aktivizonin lëndën shpërthyese.

Pista e hetimit dyshohet se lidhet edhe me një lidhje të mundshme me Artan Myrtajn, i cili u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë./ TCH

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.