Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani Sulm kibernetik ndaj kompanisë “Samsung”, preken mijëra klientë Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr... Shpërthimi me eksploziv në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 60-... Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas! Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: Ja si arritën autorët tek objektivi Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evr... Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen ...
AKTUALITET

Derbi Partizani–Tirana, Policia bllokon disa rrugë dhe përcakton itineraret e tifozëve

P
Piranjat11 October 2026, 13:38 · 3 min lexim
Derbi Partizani–Tirana, Policia bllokon disa rrugë dhe përcakton

Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes, disa rrugë në kryeqytet do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, ndërsa janë përcaktuar edhe itineraret e lëvizjes së tifozëve të të dyja skuadrave.

Policia paralajmëron kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit dhe përcakton rregullat që duhet të zbatojnë tifozët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas te “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, te “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga sheshi “Skënderbej”, te ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme, si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara”, njofton Policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.