U denoncua nga Piranjat/ Kalaja: Nesër në SPAK dorëzoj dokumente lidhur me plagjiaturën e Taulant Ballës

Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK.
Kësaj herë, Kalaja, ka shpjeguar se do të ‘depozitojë kallëzim penal kundër Deputetit Taulant Balla, lidhur me plagjiaturën e tij për titullin shkencor’.
Piranjat denoncuan këtë rast përmes një investigimi të thelluar, ku u konstatu plagjatatura në doktoraturën e tij.
Piranjat po ashtu vërtetuan se diploma e mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me titull “Reformimi i Sistemit të vendimmarrjes në Bashkimin Europian”, rezulton plagjiaturë.
I gjithë kapitulli 5 është i kopjuar. Taulant Balla e ka vjedhur informacionin nga një punim shkencor i “Qendrës për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit.
Postimi
Ora dhe vendi i takimit, nuk kanë ndryshuar.......
Nesër, më shumë se kurrë, për një kallëzim që e kam bërë me shumë dëshirë.
Në këtë kuptim, më ndiqni me provat përvëluese, në betejën kundër vjedhjes së dijes dhe titujve shkencorë, bazuar në të cilat, banditët, grabisin Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Referuar denoncimit bërë në Emisionin Piranjat pranë Syri Tv, depozitoj kallëzim penal kundër Deputetit Taulant Balla, lidhur me plagjiaturën e tij për titullin shkencor.
Për këto dhe jo vetëm, më ndiqni nesër, datë 6 tetor, ora 11.00, në një deklaratë për mediat dhe publikun, para SPAK.
Kush e ka radhën?
Së shpejti me emra të tjerë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Seancë plenare dhe protestë te Kuvendi, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik

Skandali në Kalanë e Libohovës, në vend të historisë barkodi çonte turistët në faqe porn*grafike

Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër

Rruga e "super-florinjtë" Milot-Balldren/ Kostoja rritet frikshëm, nga 161.5 milionë në mbi 364 milionë euro!

Skandali te Raiffeisen/ Transaksionet u pasqyruan dy herë, reagon banka: Nuk ka pasur sulm kibernetik





