Kapen duke shitur kokainë, dy të arrestuar në Lushnje

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Eduart Sharka, 31 vjeç, dhe Skerdilajd Gjoni, 39 vjeç.
Sharka dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës. Sipas policisë, ai përdorte motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi për të lëvizur dhe shpërndarë lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 318 gramë lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, një grirëse bimësh narkotike dhe tre telefona celularë.
Ndërsa Gjoni, dyshohet gjithashtu se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe tre telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kishin ngritur një ‘mega-fabrikë’ droge në qytet, shkatërrohet rrjeti shqiptar në Spanjë

Territorialja/ Intelektualët kundër shkrirjes së Bashkisë Patos, letër drejtuar Kuvendit: Të kryhet analizë para çdo vendimmarrjeje

Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër – Efekti përllogaritet në 40 mln euro/vit

VIDEO/ Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, gjeste të turpshme në mes të kafenesë

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja





