Territorialja/ Intelektualët kundër shkrirjes së Bashkisë Patos, letër drejtuar Kuvendit: Të kryhet analizë para çdo vendimmarrjeje

Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë i janë drejtuar Kuvendit me një letër lidhur me qëndrimin e tyre kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin.
Në letrën drejtuar Kuvendit, Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, nënshkruesit kërkojnë që përpara çdo vendimmarrjeje mbi statusin e Bashkisë Patos të kryhet një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme.
Sipas tyre, kjo analizë duhet të bëhet publike dhe të marrë në shqyrtim funksionalitetin e Bashkisë Patos, kapacitetet administrative e financiare, strukturën ekonomike, si dhe karakteristikat demografike e gjeografike të territorit.
Në letër kërkohet gjithashtu vlerësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, historisë administrative, identitetit shoqëror e kulturor, si dhe ndikimit të industrisë së naftës dhe gazit në territor.
Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me analizimin e kostove dhe përfitimeve që do të sillte një bashkim i mundshëm me Fierin, si edhe shqyrtimin e alternativave ndaj bashkimit. Në fund të letrës, nënshkruesit shprehin qëndrimin se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.
Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos.
Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi:
funksionalitetin e Bashkisë Patos;
kapacitetin e saj administrativ;
strukturën ekonomike të territorit;
veçoritë gjeografike;
aksesin e qytetarëve në shërbime;
identitetin shoqëror dhe kulturor;
ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit;
kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin;
Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër – Efekti përllogaritet në 40 mln euro/vit

VIDEO/ Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, gjeste të turpshme në mes të kafenesë

Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

“Shërbimi ynë jo inteligjent”- Skandali i Vlora Hysenit, ish ministri i Brendshëm: Përgjegjësit aktrojnë me hipokrizi





