KLGJ me tre anëtarë të rinj, ja kandidatët që do të garojnë në votimin e 25 shtatorit

Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) pritet të zgjidhen më 25 shtator, pas procesit të nisur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve.
Votimi do të përcaktojë përfaqësuesit e tre niveleve të sistemit gjyqësor: Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë.
Sipas TCH, për vendin që i përket Gjykatës së Lartë, në garë janë gjyqtarët Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Ndërkohë, për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, kandidaturat janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.
Gara për një vend që përfaqëson Gjykatat e Shkallës së Parë ka tre kandidatë: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.
Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet gjatë mbledhjes së parashikuar për 25 shtator. Në përfundim të votimit do të përcaktohen tre gjyqtarët që do të marrin pjesë në përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfaqësuar nivelet përkatëse të gjyqësorit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet i plagosuri, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Tiranë/ Aksion për kapjen e personave në kërkim, arrestohen 8 të dënuar e të dyshuar për krime të rënda

Shoqata e Gazetarëve Europianë, Dega Shqipëri: Dënojmë shantazhin ndaj gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtuesja e SHISH

Lezhë/ Zbardhet emri i të plagosurit me armë zjarri në Manati, në gjendje shumë të rëndë

Aksident i rëndë në Krujë, makina përfundon në kanal, dy të plagosur

Vlora Hyseni del nga GJKKO, ‘kyç’ gojën për mediat/ Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH

Aksident në Vlorë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Përplasjet me policinë në protestë, 17 qytetarë janë shoqëruar në komisariate





