Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Një konflikt mes dy personave, u kthye në një spirale atentatesh që do të përfshinte dy grupe, dy shtete dhe disa qytete.
Gjithçka nis në Atikën Perëndimore, në Greqi. Një 20-vjeçar, E. Ballazhiu, me origjinë nga Zhapokika e Memaliajt, goditet për vdekje me thikë. Autor i krimit ishte Jani Aliaj. Viktima ishte shok fëmijërie i Elton Çiçës….Ishin rritur bashkë në Tepelenë, në të njëjtën lagje, me të njëjtat lidhje shoqërore dhe familjare.
“Është nga ato histori që ja vlen ta diskutosh, por duket që ka një tjetër zhvillim nga ajo që ne jemi mësuar zakonisht, ku në histori të tjera shohim që në njëfarë mënyre gjaku i një personi të vrarë merret nga persona të afërt të tij, vlla kushuri, ndërsa në këtë historinë mes Jani Aliajt dhe Elton Çiços gjaku merret nga shoku”, u shpreh Xhevahir Zhabina, gazetar
“Kjo ka krijuar edhe faktin që kemi një numër të lartë viktimash edhe mos-mbylljen kurrë të këtyre konflikteve, të cilat janë konflikte shumë të ashpra, kanë sjellë vepra të rënda penale, kanë sjellë edhe vrasje të shumta”,u shpreh Indrit Sefa, avokat.
Vrasja nuk u perceptua si një akt i izoluar, por si një plagë personale. Kur Çiça mëson se kush ishte autori, reagimi i tij nuk mbetet në heshtje. Ai dërgon fjalë në burg. Një mesazh i drejtpërdrejtë: kjo vrasje nuk do të mbetej pa përgjigje.
Në atë kohë, Alia ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim në Greqi. Konflikti, ende pa u materializuar fizikisht mes tyre, kishte marrë formë si premtim hakmarrjeje.
Rreth tre vite më vonë, fati i vendos të dy në të njëjtin institucion: Burgun e Koridhalosë, aty ku do ishte fundi i “Xhekut”.
Alia tashmë i dënuar me 18 vite burg për vrasje. Çiça me 5 vite për drogë. Dy burra nga i njëjti qytet, me një llogari të hapur gjaku, ndahen vetëm nga muret e një burgu të sigurisë së lartë.
Përplasja e parë fizike ndodh në ajrim. Çiça e godet me thikë Alinë që arrin të mbijetojë. Konflikti kishte kaluar nga paralajmërimi në gjakderdhje direkte. Por as ky episod nuk e mbylli ciklin.
“Në Shqipëri është vërtetuar në shumë raste që disa histori kriminale nuk mbyllen kurrë. Kanë vazhduar për vite për dhjetëra vjeçar. Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë ekzistojnë këto fenomene, ekziston ndjenja e hakmarrjes, edhe është një histori e trashëguar është një ndjenjë e trashëguar”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.
Disa kohë pas kësaj ngjarjeje, Alia përfiton leje pasi kishte kryer rreth 10 vite dënim. Ai del nga burgu dhe nuk kthehet më. Shpallet në kërkim nga autoritetet greke. Çiça, nga ana tjetër, përfundon dënimin dhe lirohet. Tashmë të dy janë jashtë.
Dhe kur dy armiq me histori gjaku dalin në liri, përplasja nuk shuhet, ajo zhvendoset.
Nga ai moment, hakmarrja shpërthen në disa fronte: Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier. Atentate të realizuara, tentativa të dështuara, persona të vrarë dhe të plagosur që nuk ishin gjithmonë objektivi i drejtpërdrejtë, por pjesë e rrethit. Për një dekadë, kjo sagë llogaritet të ketë prodhuar katër viktima, pesë të plagosur dhe disa atentate të mbetura në tentativë.
“Informacionet kanë qenë se përplasje mes grupeve do ishte shumë e përgjakshme, pasi të dyja grupet ishin me goxha njerëz, ishin goxha të fuqishëm ekonomikisht, dhe hakmarrja e tyre do të ishte shumë e përgjakshme”, u shpreh avokati, Gjergj Nikolla.
Para se plumbat të gjenin Elton Çiçën në Tiranë, kishte pasur dy tentativa të qarta për të eliminuar Jani Alinë. Dy episode që, të marra veçmas, mund të dukeshin si përplasje sporadike. Por, të vendosura në të njëjtën vijë kronologjike, ato ngjajnë si paralajmërime të një fundi që po afrohej.
Mirëmbrëma! Po fillon Plug! Prej vitesh, qeveria akuzohet se është e lidhur me organizatat kriminale, që u jep mbrojtje, suport, madje ...
Fillimisht autorësinë për vrasjen e Jani Aliajt, e mori një shtetas grek. Pak orë përpara ngjarjes u raportua se 49-vjeçar...
Nga Andreas Dinis/ Protothema Në hyrje të Gjirit të Vlorës, ku ujërat e Adriatikut ngushtohen dhe kontrollohen, një nga epis...
Me rastin e protestës së opozitës që pritet të zhvillohet gjatë së premtes, ambasada amerikane në Tiranë i bër...
Ai po fshihte mbi 9 kilogramë kokainë në pjesën e poshtme të rreme të makinës së tij, të vendosur nën sediljen...
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rrapëz, në autostradën Lushnje-Fier, ku një person humbi jetën. Sip...
Porti i Vigos në Spanjë është rikthyer sërish në skenën e një goditjeje kundër rrjeteve ndërkombëtare t&e...
Shpartallimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit pas hetimeve të SPAK e ka rikthyer Shqipërinë n&eu...
Policia e Shtetit ka zbuluar dhe ndërmarrë masa ndaj një rrjeti të gjerë prostitucioni që operon në Shqipëri, ku jan&eum...