Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë detaje prekëse nga jeta e tyre, momentet para vrasjes së tij nga Elvis Shkambi. Valbona Kalaja tregon se si mori vesh lajmin e rëndë të ekzekutimit të bashkëshortit të saj në krye të detyrës.
Valbona shprehet se Astritin e njihte që në moshë shumë të re, kur të dy studionin në shkollën e mesme profesionale në Shkodër.
“E njoh që kur isha 14 vjeçe, ai 16 vjeç, kur fillova shkollën e mesme profesionale në Shkodër. Shkova pa dëshirën time në atë shkollë, se doja të vazhdoja mjekësi, por babai më çoi në degën elektrike, ishte dëshira e tij. Astriti ishte në degën mekanike dhe e njoha Astritin në mbledhjet e rinisë. Ishte djalë me autoritet që atëherë, serioz, nuk është se ka ndryshuar shumë. Këto vite, që u bë 60-vjeç, çdo njeri do ta njihte nga ata që e njihnin që atëherë”, rrëfeu ajo.
Duke kujtuar ditën e atentatit, ajo thotë se kishte qenë për një vizitë mjekësore dhe se prej ditësh e ndjente se diçka mund të ndodhte, por këtë ndjesi e kishte për veten, ndërsa për të shoqin nuk e kishte menduar. Ajo kujton e përlotur edhe momentin e ndarjes me të shoqin në mëngjes.
“Unë atë ditë isha pushim, kisha një check-up që duhet të bëja dhe gjithë ditën e kisha vizita te mjekët. Kisha një javë që kisha një bindje të brendshme sikur do të kisha një problem me gjirin, më ishte fiksuar. Dhe atë ditë, në mëngjes, e shfaqa, ia thashë: ‘Kam frikë se mos kam ndonjë gjë’.
U vesh për punë dhe më tha se ‘mirë do jesh’. Por më ishte krijuar një bindje që do kisha diçka, por nuk paska qenë për veten, si duket, atë ditë. ‘Hajde’, më tha, ‘për të pirë kafe’, pastaj më tha të mos e pija, se do bëja analizat.
Kur dola, nuk e di pse atë ditë, kur u kthye nga unë, i rregullova edhe vetullat, e kisha si zakon, ta çoja sa më bukur në punë. Ai nuk e kishte problem pjesën e veshjes, më shumë e kisha unë, që të shkonte me kostum. Ai ishte natyrë tjetër, por pozicioni i punës ia kërkonte të shkonte me këmishë të bardhë dhe kollare.
Kur u ndamë, kishte një çantë të madhe që e mbante me dosje, ishte ditë e hënë, ditë gjyqesh. I thashë të mos shkonte me biçikletë, dhe për çudi më dëgjoi. Atë ditë mori makinën, iku dhe unë ika në klinikën afër shtëpisë. Bëra kontrollet dhe ajo më tha të shkoja në orën 3, por i thashë që nuk vija dot se nuk kisha bërë drekën. Shkova te puna, se ekoja më kishte dalë mirë. Isha shumë e gëzuar derisa më ra telefoni”, tha ajo.
Lajmin për ngjarjen Valbona Kalaja tregon se e mori nga kolegët, të cilët e kishin parë lajmin për vrasjen e tij në media. Ajo rrëfeu se edhe kur shkoi në spital, askush nuk kishte guxuar fillimisht t’i thoshte që i shoqi kishte ndërruar jetë.
“Po prisja që të vinte në shtëpi t’i thoja që çdo gjë ishte mirë. Më vjen një mesazh i shkurtër në telefon nga një koleg: ‘Më tha Valbona, si je?’.
Në atë moment më merr një tjetër koleg pune, i cili kishte dëgjuar lajmin. Unë televizorin nuk e lë kurrë në lajme, të gjithë e kishin marrë vesh, unë jo. Më pyeti: ‘Si ke qenë, a ka ndonjë gjë të re?’. Folëm shkurt dhe ma mbylli telefonin, nuk ma tha.
Nuk arriti të ma thoshte. Pastaj na merr një mike jona e përbashkët, ishte sikur po bërtiste, më pyeti: ‘Po Astriti si është?’. Dhe ajo ma mbylli telefonin, nuk më tha gjë. E telefonova Astritin, nuk ma hapi. Më shkoi mendja te mesazhi i parë, mora atë kolegun dhe ai më tha që diçka kishte ndodhur te Gjykata e Apelit. Më mori një koleg i Astritit në telefon dhe më tha se ishte plagosur dhe ndodhej në spital.
Mora një taksi. Ngjarja ishte aq e madhe sa e kishte marrë vesh edhe taksisti. I thotë nipit: ‘Kanë vrarë një gjyqtar’. Në spital kam gjetur të gjithë kolegët e tij duke qarë. Qanin me dënesë. Nuk vinte asnjë, nuk e merrte guximin askush të më thoshte gjë”, rrëfeu ajo mes lotësh.
E pyetur lidhur me shqetësimet apo frikërat që gjyqtari Astrit Kalaja mund të kishte në lidhje me sigurinë në punë, bashkëshortja e tij rrëfeu se javën e fundit ai kishte qenë i shqetësuar.
“Atë javë ka qenë shumë i ngarkuar, i shqetësuar. E shihja që zgjohej natën, e gjeja me celular në dorë, nuk kishte gjumë. E shihja natën e fundit, kur mbylli dosjen e fundit, që nuk do ta harroj kurrë. Ishte një dosje e trashë. Kur e mbylli dosjen, u ngrit edhe pluhur, por njeriu nuk mendon për keq. Kur i kujtoj tani, më kujtohen me imtësi. Atë ditë, gjithë ditën, është marrë me dosjet për gjyqet e së hënës.
Nuk ka shfaqur gjë, të paktën me mua. Por me nja dy shokë të tij këtë gjyq e kishte diskutuar. U kishte thënë se kishte një dosje me 31 familje dhe nuk e dinte si do bëhej. Nga kolegët më kanë thënë që ka pasur probleme me këto edhe më parë. Ai ka qenë trim, ka gjykuar çështje të nxehta, në ’97-ën ka gjykuar krime të rënda. Asnjëherë nuk ka pasur probleme. Edhe në vitin 1997 ka dalë në rrugë pa frikë, sepse thoshte: ‘Unë nuk i kam bërë gjë njeriu’”, rrëfeu Valbona Kalaja.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistem...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmet e publikuara mbi sekuestrimin e telefonit të drejtorit të Për...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e regjistruar këtë të premte në Kukës, ku pas n...
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 70-vjeçar në Vaun e Dejës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur farat...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me pasojat e përmbytjeve masive të 6 janarit 2026...
Esmeralda është nxënëse me nota të larta, e cila paralelisht me gjimnazin po kryen edhe dy kurse të gjuhëve të huaja, ...
Banorët e fshatit Sukth kanë dalë këtë të premte në protestë, pas situatës së rënduar të krijuar n...
Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi akuzohet si i implikuar në veprimtari prostitucioni. Sipas Policis...
Sherri që ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjerg...
Janë zbardhur emrat e tre personave që janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për futje të sendeve...