AKTUALITET

Korruptoi sistemin grek, si po e zvarriste ekstradimin në Shqipëri vrasësi nga Tepelena

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 23:02
Korruptoi sistemin grek, si po e zvarriste ekstradimin në Shqipëri

Prej 13 muajsh, Aliaj ndodhej në burgun e Greqisë, duke pritur ekstradimin drejt Shqipërisë. Në muajt e fundit para vrasjes, ai po përpiqej të shmangte me çdo kusht rikthimin në Shqipëri. Sipas informacioneve, 49-vjeçari kishte hyrë në një mekanizëm për të siguruar një dokument që do t’i hapte rrugë azilit politik, një lëvizje që do të pezullonte ose të paktën do të vononte ekstradimin. Flitet se për një procedurë të tillë qarkullojnë shuma që variojnë nga 50 deri në 100 mijë euro, por nuk ka konfirmim nëse ai arriti ta siguronte realisht këtë mbrojtje apo nëse gjithçka mbeti në tentativë.

“Jani Aliaj tentoi të shmangte ekstradimin, ku hyri në një mekanizëm për sigurimin e një letre për azil politik. Të paktën këtë kemi të sigurtë nga informacionet që disponon”, u shpreh gazetari Artur Bibe.

“Ka bërë çmos për ta penguar ekstradimin. Me veprime procedurale, me procese gjyqësore, me shtyrje të mundshme e të gjitha me radhë, por fakti është se ishin drejt finishit të kësaj rruge gjyqësore dhe mendohej dhe besohej se për pak kohë ky shtetas do ekstradohej në RSH… në rast se do përfundonte procedura e ekstradimit mendoj se do ishte më i sigurtë duke vuajtur dënimin në Shqipëri sesa në Greqi”, u shpreh avokati, Indrit Sefa.

Në seancat gjyqësore për ekstradimin, avokatët e tij argumentuan se kthimi në Shqipëri do ta ekspozonte ndaj një rreziku serioz për jetën, për shkak të hakmarrjeve të hapura. Ata pretenduan se konfliktet e së kaluarës nuk ishin mbyllur dhe se siguria e tij nuk mund të garantohej. Ironikisht, duket se ai rrezik që përmendej në sallën e gjyqit se mund t’i kanosej në Shqipëri, u materializua brenda burgut grek.

“Greqia konsiderohet një nga shtetet me numrin më të lartë të vdekjeve të dhunshme në burgjet e saj. Në lidhje me këtë ka shumë faktorë edhe nga vetë studimet, tregohet se një nga shkaqet është mungesa e kushteve në burgjeve, janë kushte të ulta. Faktori i dytë janë mungesa e stafit, faktori i tretë është korrupsioni që mund të ketë”, u shpreh avokati Gjergj Nikolla.

Në historinë e përplasjeve që lidhen me grupet kriminale të Tepelenës, shpesh historia ka treguar se kufijtë janë simbolikë. Pista kryesore e hetimit të Prokurorisë greke për eliminimin e Jani Aliajt, mbeten hasmëritë me grupet rivale në Tepelenë. Për të kuptuar luftën mes këtyre bandave, tani, do të zbërthejmë të plotë jetën kriminale të Aliajt dhe rivalëve të tij. Kjo ngjarje, konsiderohet kapitulli i fundit i një lufte që kishte nisur vite më parë, një luftë që nuk u ndal as nga dënimet, as nga hekurat, as nga protokollet e sigurisë. Një luftë që përfundon me vrasjen e dy protagonistëve kryesorë, Elton Çiço më herët, dhe Aliaj së fundi.

“Në këndvështrimin tim, hakmarrja nuk është në prioritet ose nuk është shkaku i parë që sjell këto ngjarje penale, por është nevoja që çdo grup kriminal ka nevojë për t’ju mbivendosur një grupi tjetër. Dhe derisa ai grup tjetër të shuhet përfundimisht nuk gjejnë qetësinë që do të thotë do vazhdojnë gjithmonë ngjarjet kriminale”, u shpreh avokati Indrit Sefa.

“Këto dy ngjarje ishin të palajmëruara, nuk mendoj se kishte kthim pas, dhe nuk mendoj se kishte ndonjë ndikim të madh në vendimmarrjet e grupeve, thjesht konflikti mes të dyve dihej, dhe të dy kërkonin eliminimin e njëri-tjetrin”, u shpreh gazetari, Xhevahir Zhabina.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?