AKTUALITET

‘Kostot marramendëse’, Artan Hoxha: Burgjet shqiptare në kolaps për shkak të politikave qeveritare

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 11:11

‘Kostot marramendëse’, Artan Hoxha: Burgjet shqiptare në

Sistemi i burgjeve në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, me një numër alarmant të paraburgosurish që tejkalon çdo normë dhe me kushte që rrezikojnë kolapsin e plotë. Një situatë e rëndë që jo vetëm vë në pikëpyetje funksionimin e drejtësisë, por edhe ngarkon taksapaguesit me një kosto financiare të jashtëzakonshme.

Sipas të dhënave të analizuara, realiteti brenda hekurave është tronditës: nga çdo tre persona të burgosur, dy prej tyre janë në paraburgim, pra pa një vendim dënimi nga gjykata. Sipas gazetarit Artan Hoxha që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, ky fenomen nuk është i ri, por një problematikë e akumuluar ndër vite, e cila ka gjetur pasqyrim edhe në raportin e fundit të Këshillit të Evropës, duke e kthyer Shqipërinë në një rast shqetësues në rajon.

Burimi i këtij "stoku" të madh të paraburgosurish lidhet drejtpërdrejt me politikat penale të ndjekura nga qeveria. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, “politika të tilla si dënimi me burg për mospagesën e faturave të energjisë elektrike apo të ujit, të cilat u aplikuan sidomos në mandatin e parë qeverisës që nga viti 2013, kanë kontribuar në mbipopullimin e burgjeve”. Kjo situatë ka bërë që sistemi të mbingarkohet, duke e bërë administrimin thuajse të pamundur dhe duke krijuar një problem madhor për të gjithë sistemin e drejtësisë.

Pasojat janë të prekshme dhe të rënda. Përveç mbipopullimit, burgjet përballen me kushte tejet problematike. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ngritur alarmin se dy burgje, ai i Rrogozhinës dhe i Kosovës së Lushnjës, duhet të mbyllen urgjentisht pasi nuk plotësojnë asnjë kusht minimal sigurie apo jetese. Ndërkohë që sistemi vuan nga mungesa e investimeve në infrastrukturë, qeveria ka alokuar fonde për përmirësimin e mjeteve të transportit për të dërguar të paraburgosurit në gjykata, por jo për përmirësimin e kushteve të tyre apo për pagesën e gardianëve.

Sipas gazetarit Hoxha, kostoja financiare e kësaj situate është marramendëse. Mbajtja e një të paraburgosuri i kushton buxhetit të shtetit, dhe rrjedhimisht taksapaguesve shqiptarë, një minimum prej 50 eurosh në ditë.

Artan Hoxha: Ne kemi në çdo tre të burgosur, dy janë të paraburgosur, pra janë të padënuar. Ky është halli më i madh që kemi. Pra, ne kemi burgosur njerëz pa i dënuar. Dhe është bërë një shqetësim kaq i madh sa edhe raporti i fundit i Këshillit të Evropës nuk e shmangte dot këtë element. Sigurisht që ky stok, në të vërtetë është, problematikë shumë e madhe e drejtësisë sonë. Nuk është krijuar për një ditë, nuk është krijuar për një vit, për një mandat qeverisës si me thënë, se ishte mandati i katërt zotëria që qeveris vendin sot. Pra, ky numër i madh është grumbulluar në vite dhe sot ne ndodhemi para këtij fenomeni, i cili është kthyer me të vërtetë në një shqetësim të madh dhe gati i ka bërë të vështirë administrimin e burgjeve.

Dhe këtu kemi të bëjmë me politika shtetërore. Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një menaxhim që e bën vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Por kemi të bëjmë me një mënyrë qeverisje. E cila siguron fondet, e cila siguron ambientet, e cila garanton për zbatimin, i krijon kushtet, në mënyrë që aty të zbatohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Mjafton të kujtoj vetëm para disa ditësh ka dalë një raport i kontrollit të lartë të shtetit dhe ai thotë që Rrogozhina dhe Kosova e Lushnjës, do të mbyllen urgjentisht se nuk plotësojnë asnjë masë. Pra, kemi një situatë tjetër e cila është bërë jashtëzakonisht problematike. Mirëpo, qeveria jonë ka dhënë fonde… për çfarë? Ka çuar fonde vetëm për të përmirësuar transportin e të paraburgosurve nga burgu në gjykatë ose në prokurori. Pra kemi çuar mjete të transportit, i kemi të reja, të mira. Por nuk, paguajmë gardianët. Pra ata që ruajnë, ose që mirëmbajnë, ose që kujdesen për këto ambiente paraburgimi. Politikat tona penale deri tani që më në fund u kujtua dhe kryeministri jonë, janë të tilla që i kemi burgjet plot.

Dhe që në mandatin e parë në 2013-ën, kryeministri e nisi me burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike. Pastaj burg për, ata që nuk paguajnë ujë. Pastaj burg, burg, burg, dhe ja si u mbushën burgjet. Dhe sot ndodhemi në këtë situate. Ai fillon dhe u uleret e bërtet por kujt i bërtet unë nuk e di, se ai e ka në dorë këtë punë. Qeveria harton politika penale. Dhe ka një kosto ditore. 50 euro në ditë. Pra, 50 euro në ditë i kushton minimumi  se ka 70, ka 50, varet nga vendi ku ai ndodhet. Dhe është një kosto jashtëzakonisht e madhe, për të cilën sigurisht, ka politika penale. Që ata që ndodhen në burg të jenë për të vuajtur dënimin, jo paraburgimin. Dhe pastaj ndodh ajo që tha zonja Qeleshi, që gjykata thotë i dënoj me kohën e paraburgimit. Që as mos t'i dëshshpërblejmë mbrapa, i fut me kohën e paraburgimit dhe mirupafshim e zgjidhëm këtë punë.

Unë e kam ngritur më përpara këtë pjesën e diferencimit të të burgosurve në burgje. Por mendoj që nuk është ky problemi i madh. Kjo është një, fenomen, por nuk është problemi shqetësues në momentin që ne tani jetojmë. Unë i kam parë vetë, i kam vizituar vetë kohët e fundit se çfarë bëhet aty brenda. Dhe problemet e mëdha nuk është thjesht kjo. Shiko, edhe në burg, ai që ka para, sigurisht që ka më shumë favore se ai që nuk ka para. Kjo ndodh dhe për shkak sepse ai arrin të përballojë, të ketë akses, të marrin shërbime që një tjetër nuk i merr dot. Një qytetar i zakonshëm nuk arrin t'i marrë dot, se nuk ja mban as xhepi. Është e vërtetë që ne deri tani kemi diskutuar dhe për burgje private, por ende nuk kemi licensuar ndonjë burg privat. Nuk do të çuditem edhe nëse do ta bëjnë ndonjë ditë. Sot ne ndodhemi para një momenti të vështirë. Aleatët, ata që ne i quajmë aleatë, na kanë vënë para një kushti. Na thonë, keni shumë të burgosur në vendet e Bashkimit Evropian. Duhet t'i sjellim në Shqipëri dhe ata të vuajnë dënimin në Shqipëri. Ne skemi ambiente… sepse politika penale që kemi ne këtu na ka çuar….

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë