
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa efektivët tentuan ta ndalonin. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Barush Bregu, pjesë e fisit të njohur të Ibrahim Licit.
Ditën e djeshme, rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, u arrestuan Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”. Gjithashtu, u shpall në kërkim 40-vjeçari Bregu, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.
Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte Ervis Baba dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim. 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), në ajër me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.
Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga 40-vjeçari u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e autorësisë së rastit të datës 09.03.2026, kur rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policise Shkoder zhvilluan operacionin e koduar “Risku”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.
Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.
43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.
Gjatë ndjekjes, shtetasi B. B. dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.
Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi B. B., u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.
Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit B. B..”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Mars09:46
Tritoli në makinën e 36-vjeçarit/ Aktiviteti i tij në Spanjë dyshohet si shkak i vendosjes së eksplozivit
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me tritolin e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të 36-vje&c...
AKTUALITET
10 Mars09:42
EMRAT/ Trafikonin armë nga Mali i Zi dhe i shisnin në Fresk, kush janë dy të rinjtë e arrestuar
Shkatërrohet një grup kriminal që merrej me trafik armësh, kryesisht nga Mali i Zi.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave...
AKTUALITET
10 Mars09:20
Sherri nisi në Turqi dhe përfundoi me plumba në Tiranë, detaje për plagosjen e mbrëmshme
Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të mbrëmjes të së hënës ku m...
AKTUALITET
10 Mars08:49
EMRI/ Tritol makinës së 36-vjeçarit në Tiranë
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mar...
AKTUALITET
10 Mars08:27
Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km nga 2014 - 2024, qarqet me rënie dhe rritje
Rrjeti rrugor i vendit është pakësuar me rreth 181 kilometër ndërmjet vitit 2014 dhe 2024 si rrjedhojë e riklasifikimit të ...
AKTUALITET
10 Mars08:19
BIRN: Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi
Operacioni i trafikimit të 1.5 ton kokainë nga Kosta Rika drejt Suedisë dhe një grabitje e shkuar keq ekspozojnë rolin e grupeve krim...
AKTUALITET
10 Mars07:59
Ministri Ferit Hoxha zhvillon vizitën e parë zyrtare si ministër në Bruksel, takime me Kaja Kallas dhe Marta Kos
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel n...
AKTUALITET
10 Mars07:53
Çmimet nuk janë aq të lira sa thuhet zyrtarisht!
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor baz&eu...
AKTUALITET
10 Mars07:39
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.5 lekë.
Euro do të blihet me 95...
Nga DASHNOR KALOÇI
AKTUALITET
10 Mars07:28
Raport-survejimi i “Vigjilencës”, Berat ’57: Nako Spiru foli fjalë fyese për Enverin
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit,...