Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e pretendimeve për “Përfitimin nga Amnistia” e vitit 2024.
Vendimi është marrë më 5 maj 2026 nga gjyqtari Orgent Nezaj, i cili që nga muaji janar 2026 kishte marrë në shqyrtim një kërkesë të të dënuarit me 25 vite burg, Lulzim Berisha, për uljen e dënimit me 1 vit e 5 muaj burgim, si pasojë e përfitimit nga amnistia e vitit 2024.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se njëherësh, në objektin e kërkesës, Lulzim Berisha ka kërkuar dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim në Spanjë, që nga dita e arrestimit në këtë shtet, 14 dhjetor 2023, deri në ditën e ekstradimit në Shqipëri, 18 mars 2025.
Por në seancën e 5-të, të planifikuar me qëllim shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Lulzim Berisha, ky i fundit, por edhe avokati i tij mbrojtës, nuk janë paraqitur në gjykatë.
Mosparaqitja e Berishës në gjyqin e datës 5 maj përkon 4 ditë pasi në media (më datën 1 maj 2026) u publikua një video ku Lulzim Berisha, së bashku me Fehmi Mziun, Islam Kasa alias Mitralozi dhe persona të tjerë të dënuar, festonin dhe bënin video me telefona në ambientet e paraburgimit të Durrësit.
Pas kësaj videoje, Lulzim Berisha dhe avokati i tij, Ilia Ilia, nuk janë paraqitur në gjykatë pa dhënë arsye dhe shkaqe justifikuese.
“…në seancën gjyqësore të datës 5 maj 2026, kërkuesi Lulzim Berisha nuk u paraqit në seancë, i cili kishte depozituar deklaratë mospjesëmarrjeje në gjykim, në të cilën deklaronte se do të përfaqësohej nga avokati i zgjedhur prej tij, Ilia Ilia, nga ku rezultoi se ky i fundit nuk u paraqit në gjykim edhe pse kishte dijeni, duke mos referuar shkak të justifikuar për gjykatën. Gjykata çmon të theksojë se kërkesa me objekt sa më sipër është e drejtë ekskluzive e palës kërkuese dhe përbën një kusht themelor për zhvillimin e gjykimit nga ana e gjykatës. Nëse nuk ekziston kjo kërkesë e tillë, gjykata nuk mund të investohet… Kur kërkuesi nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj, heq dorë nga kërkesa ose ndryshon objektin e saj, gjykata e deklaron atë të papranueshme”, – thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.
Nisur nga kjo situatë, gjyqtari Orgent Nezaj ka vendosur deklarimin e papranueshëm të kërkesës me objekt “Përfitim nga Amnistia” dhe njohjen e ditëve të qëndrimit në burg gjatë kohës së arrestimit në Spanjë.
Lulzim Berisha është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burgim për akuzën e kryerjes së disa vrasjeve në Durrës, të kryera këto në formën e grupit të strukturuar kriminal që vepronte në Durrës.
Pjesën më të madhe të këtij dënimi ai e ka kryer. Por një tjetër proces penal kundër Berishës vijon të jetë i hapur në SPAK dhe lidhet me dyshimet për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e Klodian Saliut në muajin shkurt 2005.
Në këtë proces, Lulzim Berisha është bashkë i pandehur me mikun e tij të vjetër, Plaurent Dervishaj, Emiljano Shullazin, Luftar Rreçin, Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Viktor Imerin e Vlorës.
Burri që drejtoi armën drejt oficerëve të policisë kur ata donin ta kontrollonin të shtunën në mëngjes në Mi...
Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, lidhur me problematikën e ndërtimeve pa le...
Dhoma e Avokatisë Tiranë këtë të premte ka mbajtur procesin e zgjedhjeve, ku është mbyllur procesi i votimit dhe i numë...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të shtune ka caktuar çmimet e reja për shitjen e karburanteve në vend, d...
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko, një prej figurave më të dashura t...
Një dokument i ri i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpër...
Pas vdekjes së shqiptares me origjinë nga Shkodra, Donika Gocaj, në New York, janë publikuar raportet mjeko-ligore të cilat zbulojn&e...
Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, n...
Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në...
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Mikrolimano të Greqisë, ku një 42-vjeç...