AKTUALITET

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe humbje

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 18:49

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin

Çmimi i bakrit në tregjet ndërkombëtare ka arritur rekordin duke kapërcyer mbi 13 mijë dollarë për tonë. Të dhënat nga bursat tregojnë se në harkun kohor të një viti çmimi i bakrit është rritur me 50 për qind, për shkak të ndërprerjeve të ofertës dhe kërkesës së madhe.

Por ndërsa çmimet shkojnë në qiell, shqiptarët nuk shohin thuajse asnjë përfitim nga pasuria e tyre nëntokësore, kjo pasi kompanitë që kanë me koncesion minierat e bakrit lënë pas vetëm humbje financiare dhe ndotje të tmerrshme që ka shkatërruar fshatra të tërë.

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin

Cmimi i bakrit ne tregjet nderkombetare

Koncesionari më i madh i bakrit në Shqipëri është një kompani e quajtur Beralb. Aksionet e saj zotërohen 50 për qind nga Ekin Maden e Turqisë dhe 48 për qind nga Jiangxi Copper e Kinës, ndërsa 2 për qindëshi i mbetur zotërohet nga dy kompani të tjera kineze.

Të dhënat zyrtare nga Tatimet tregojnë se në 11 vitet e fundit, Beralb ka deklaruar 8 vite humbje të konsiderueshme dhe në tre vite të tjerë fitime të papërfillshme. Për vitin 2024, kompania e mbylli rezultatin e saj financiar me një fitim të papërfillshëm prej 1.75 milionë eurosh, ndonëse arkëtoi plot 35 milionë euro nga shitja e bakrit shqiptar jashtë.

Fryrja e shpënzimeve për kompanitë koncesionare nuk është një fenomen i panjohur për Shqipërinë, por në rastin e industrive nxjerrëse shmangia e taksave është problemi më i vogël. Një tjetër problem i madh është ai i ndotjes shkatërruese që ato shkaktojnë.

Shkatërrim fshatrash
Në fillim të vitit 2024, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit, u shfaq në dyert e fabrikës së Beralb në Fusha Arrëz pas një ankese të banorëve të fshatit Kimëz dhe Kalivar, për ndotjen e rrjedhës së përroit Kimëz dhe lumit Fan. Shkeljet e gjetura janë të shumta, sikundër dhe situata faktike.

Kompania e pasurimit të bakrit, Beralb nuk kishte as leje të përdorimit të burimeve ujore, as leje të shkarkimit të ujërave, as kontratë të menaxhimit apo transferimit të mbetjeve, të cilat hidheshin në mjedis të hapur dhe të pa diferencuar. Ndërsa leja mjedisore që u ishte treguar inspektorëve, i përkiste vitit të largët 2011, e që kishte humbur efektet ligjore.

Përshkrimi që inspektorët i bënë gjendjes në fabrikë ishte edhe më dramatik.

“Në mjedisin e hapur, në përroin e Micojt, që më pas derdhet në lumen Fani i vogël, shkarkoheshin në mënyrë të vazhdueshme ujëra të ndotura që vinin indrekt nga dampa që fabrika përdor për depozitimin e ujërave të ndotur. Kjo ndotje ishte mjaft e theksuar dhe e madhe. Ajo kishte ndryshuar dhe ngjyrën natyrale të ujërave të këtij përroi, duke i dhënë ngjyrën e bronxtë të mineralit të bakrit. Mbetjet që duhet të jenë të depozituara, në një vend të kontrolluar dhe të diferencuar, ishin të braktisura, hedhur në hapësira të ndryshme dhe të përziera jashtë çdo lloj kushti mjedisor” - thuhej në raportin e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit

Inspektorët vendosin 5 gjoba për një total prej 10 milionë lekësh, duke kërkuar dhe pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit. Edhe sepse kompania “i ka kryer këto shkelje dhe më parë dhe është përsëritës”.

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin

Masat u konfirmuan në muajin shkurt 2024 dhe nga komisioni i Ankimeve administrative. Por ndërkohë kompania Beralb, kishte vënë në lëvizje gjykatën Administrative. Për muaj të tërë, mes palëve zhvillohet një ballafaqim i gjatë dhe në fund Beralb ja doli të rifillonte sërish punën.

Ndotje 7 herë mbi normat

Në kuadër të një projekti mjedisor nga Green- Al, zbatuar nga qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, se bashku me 2 organizata të tjera realizuan verën e vitit të kaluar matjet në Fushë-Arrëz, qoftë të ujit, qoftë të tokës. Projekti i cili mbështetet nga qeveria suedeze, përfshinte dhe zona të industrisë minerare në Has. Duke u ndalur në rastin e fabrikës së pasurimit të bakrit bë Fussha Arrëz, matjet rezultuan shqetësuese.

Prania e hekurit në ujë në këtë zonë, u dokumentua 7 herë më i lartë se normat e BE-së, Alumin 4 herë më shumë, dhe plumbi, më shumë se dy fish mbi normë.

Ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre metaleve përbën rrezik serioz për shëndetin publik, pasi këto ujëra të ndotur mund të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor dhe kjo do ishte fatale për banorët që më pas e përdorin si ujë të pijshëm.

“Nga rezultatet e marra, në dy prej pikave ujërat janë të ndotur. Analiza e llumit, për hekurin është 7 herë më i lartë se niveli i lejuar në Komitetin Evropian, alumini, plumbi, që janë metale të rënda dhe kanë efekt të madh në cilësoni e ujit. Nivelet janë të larta, metalet e rënda kanë impakt negativ në cilësinë e ujit, por edhe të gjallesës. Impakti i tyre në gjallesa është i madh, por ato ujëra sipërfaqësor nesër mund të kalojnë nëpër ambiente apo terrene që do të kontaminojnë edhe ujërat nëntokësor. Ato ujëra mund të përdoren edhe si ujëra të pijshëm, dhe kjo do ishte fatale”, deklaron Prof. Dr. Sokol Abazi, pjesë e grupit të punës që bëri matjet.

Ekspozimi i gjatë përballë ndotjesa alarmante që Beralb ka bërëë në zonën e Fushë Arrëzit ka çuar në shkatërrimin e fshatrave të tërë si Kimëz dhe kalivar. Ndërsa fermerët shohin tokën e tyre të kontaminohet papushim dhe bashkë me të edhe rrënimin e jetesës së përditshme, miliardat e pasurisë së tyre nëntokësore fluturojnë në Turqi dhe Kinë. /Kapitali/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?