Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Inflacioni bazë u rrit përsëri në muajin tetor dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.13%, nga 3.07% që kishte qenë për shtatorin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në tetorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.19%.
Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për tetorin u rrit në 3.5%, nga 3.4% që kishte qenë për shtatorin dhe ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin tetor u rrit në 3.36%, nga 3.28% që kishte qenë në muajin shtator.
Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për tetorin ra në 2.3%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin shtator, por në rritje nga niveli prej 1.9% që kishte qenë një vit më parë.
Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave.
Analiza e inflacionit sipas kategorive kryesore të shportës tregoi se çmimet e komponentëve më të qëndrueshëm të inflacionit ku përfshihen shërbimet, strehimi dhe mallrat e konsumit afatgjatë ishin kontribuuesit kryesore në formimin dhe rritjen e inflacionit total në tremujorin e tretë.
Në veçanti, kategoria e strehim-qirasë përjetoi një zgjerim të inflacioni dhe të kontributit përkatës në inflacionin total. Inflacioni mesatar i kësaj kategorie arriti në 5.8% gjatë tremujorit të tretë, duke qenë rreth trefishi i mesatares së 12 muajve paraardhës dhe rreth 2.5 herë më i lartë se mesatarja e periudhës qershor 2021- qershor 2025. Kontributi i kësaj kategorie në inflacionin total u rrit në 0.8 pikë përqindjeje, nga 0.3 pikë përqindjeje mesatarisht për 12 muajt paraardhës.
Rritje graduale të inflacionit u shënuan edhe në nëngrupet e shërbimeve të lidhura kryesisht me turizmin, si ato të hotele-restorante-kafene, por edhe të shërbimeve të mirëmbajtjes së shtëpisë, arsimit, në pasqyrim të rritjes së kërkesës dhe të kostove të punës në sektorët e tjerë të shërbimeve etj.
Në të kundërt, presionet inflacioniste nga jashtë mbeten të dobëta, të kushtëzuara nga çmimet e ulëta të lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të Lekut. Kjo duket të jetë arsyeja kryesore pse inflacioni në total ngelet ende poshtë objektivit, pavarësisht forcimit të presioneve për rritjen e çmimeve nga ekonomia e brendshme./ Monitor
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.4 lekë. Nd...
Shënohet sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet...
Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe femra, pa arsim dhe me njohuri të dobëta për teknol...
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesish...
Me hyrjen në muajin dhjetor, afrimin e festave të fundvitit si dhe dërgimin e më shumë parave të emigrantëve për famil...
Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar p&eu...
Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz Muça dhe një prej prokuror&eu...
Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, ës...
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në sh...