Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri
AKTUALITET

Në kërkim nga autoritetet italiane dhe kosovare, dy të arrestuar në Tiranë, pritet ekstradimi

P
Piranjat27 September 2026, 13:02 · 1 min lexim
Në kërkim nga autoritetet italiane dhe kosovare, dy të arrestuar

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Të arrestuarit janë Ervin Dakoli dhe Hamdi Krasniqi.

Dakoli 47 vjeç u arrestua me qellim ekstradimi në Itali, pasi ndaj tij Gjykata e Bolonjës ka lëshuar në maj të vitit 2026 një urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen”, njofton policia.

Hamdi Krasniqi 38 vjeç u arrestua ne Rinas, pasi sipas autoriteteve kosovare, Gjykata e Apelit e Pejës e ka dënuar në vitin 2022 me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave.

38-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se gjatë vitit 2021 ka tentuar të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.