
Pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës prurjet në basenin ujor të liqenit të Ulzës janë rritur ndjeshëm duke bërë që niveli i ujit të arrijë pikën maksimale tek diga e hidrocentralit.
Kjo ka bërë që niveli i ujit në fshatin Urakë të Matit të rritet ndjeshëm saqë të përmbytë edhe një kabinë elektrike e cila ishte vendosur aty prej dekadash.
Ndërkohë gjysma e kabinës elektrike është në ujë për shkak të rritjes së nivelit. Banorët thonë se në ditët e shiut niveli ka qenë më lart, ndërsa prania e ujit rrezikon jetën e tyre në një kohë kur ka kontakt me rrymën elektrike.
Situatë shqetësuese mbetet edhe përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Urakë dhe Rukaj si pasojë e fryrjes së liqenit i cili ka rritur nivelin e ujit në zallin e “Kurvajës” dhe të “Tharbnit”.
Vërshimet e ujit nga zalli i “Tharbnit” ka bërë që të dëmtojë rezervatet e peshkimit, por edhe të vërë në rrezik disa banesa.
Rritja në këtë lartësi e nivelit të liqenit të Ulzës ndodh pas rritjes së nivelit të portave shkarkuese të bërë nga kompania turke KURUM pak vite më parë. Banorët e akuzojnë kompaninë për dëme të mëdha që ju shkaktohen ndërsa i kanë kërkuar vazhdimisht që të mos lejojë që niveli i ujit të arrijë pikën maksimale, por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Janar11:54
“Plumbi i Artë”/ Drejtoria e Burgjeve njofton GJKKO: Altin Ndocin nuk mund ta shoqërojmë pasi u arratis, është në kërkim nga policia
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së t...
AKTUALITET
15 Janar11:43
Arratisja nga burgu/ Policia shkon në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë
Arratisja nga burgu e Atlin Ndocit ishte një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre ditëve.
Ndërkohë mësohet...
AKTUALITET
15 Janar11:42
Arratisja e Altin Ndocit, në hetim të gjithë personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg dhe familjarët
Dy ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali infektiv në Durrës janë shtrirë te të gjithë p...
AKTUALITET
15 Janar11:37
Automjeti përplas 19-vjeçaren me biçikletë, transportohet në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës, 09:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, automjeti me drejtues...
AKTUALITET
15 Janar11:35
Ambasadori holandez mbërrin në SPAK/ Pritet takimi i parë me Klodian Brahon
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se, Vos do të zh...
AKTUALITET
15 Janar11:10
Lezhë, mbi 1700 hektarë nën ujë dhe me prodhime të dëmtuara! Grupe kontrolli në terren, Gjergji: Procesi i vlerësimit drejt mbylljes!
Reshjet intensive dhe dalja e ujërave nga shtrati kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lez...
AKTUALITET
15 Janar11:06
Erisa Xhixho: Qeveria fajtore për përmbytjet, në Durrës u investuan 19 mln euro, por qyteti mbeti nën ujë!
Në një deklaratë për mediat deputetja e PL, Erisa Xhixho u shpreh se qeveria është shkaktarja kryesore e përmbytjeve të...
AKTUALITET
15 Janar11:02
SHBA pezulloi vizat për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria, reagon Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar një ditë pas vendimit të DASH që pezullo vizat emigruese për 75 vende, mes tyre edh...
AKTUALITET
15 Janar10:46
Vodhi automjetin, duke mashtruar rojen e vendparkimit, arrestohet 18-vjeçari
Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hajd...
AKTUALITET
15 Janar10:41
Altin Ndoci u arratis nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme
Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në n...