Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

Pastroi miliona para në Shqipëri nga trafiku i drogës, gati ekstradimi i Eldi Dizdarit në Belgjikë

P
Piranjat25 September 2026, 17:52 · 2 min lexim
Pastroi miliona para në Shqipëri nga trafiku i drogës, gati

Eldi Dizdari, sic njihet ndryshe Denis Matoshi, pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, do të ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës. Procedurat ligjore mes dy vendeve kanë përfunduar dhe tashmë një prej drejtuesve të grupit të trafikut të kokainës do të përballet me drejtësinë belge për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata e Antëerp-it.

Matoshi, i njohur edhe me nofkën “shqiptari i gjatë”, është konsideruar nga autoritetet belge si një prej personave që kanë pasur rol drejtues në organizatën kriminale “Kompania Bello”.

Sipas raportimeve të medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai është dënuar me 10 vite burg për përfshirjen e tij në aktivitetet e trafikut të drogës. Ekstradimi është vendosur pas një procesi të zgjatur juridik në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendimi i autoriteteve në Dubai tashmë i hap rrugën kthimit të tij në Belgjikë, ku pritet të ekzekutohet dënimi i dhënë nga drejtësia belge.

“Kompanisë Bello” i janë atribuar nga autoritetet belge lidhje me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

 Çështja është hetuar dhe është ndjekur prej disa vitesh nga drejtësia belge.

Denis Matoshi, i njohur edhe si Eldi Dizdari, kërkohet edhe nga drejtësia në Shqipëri, ku SPAK e akuzon atë si pjesë e grupit kriminal "Kompania Bello" i formuar nga rreth 14 klane kriminale shqiptare që bashkëpunonin për të importuar kokainë nga Amerika e Jugut direkt në tregjet europiane.

Drejtues i këtij rrjeti ishte Dritan Rexhepi, i arrestuar në Turqi dhe i ekstraduar drejt Shqipërisë në 8 janar të këtij viti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.