AKTUALITET

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 14:56

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i

Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”.

Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur përpara me këtë proces në mënyrë të përshpejtuar, ndërsa ambicja e qeverisë shqiptare synon të mbyllë procesin teknik të përafrimit të legjislacionit në të gjithë grup-kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027.

“Kur vjen në parlament duhet miratuar, jo diskutuar, që t’i hyjmë diskutimit të një ligji duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo jo?!” u tha kryeministri Edi Rama deputetëve socialistë gjatë një takimi publik pune në fillim të këtij viti, ndërsa kryetari i Grupit, Taulant Balla propozoi kalimin e tyre me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Sipas kryeministrit, nismat ligjore që vijnë me qëllim përafrimi janë të konsultuara me Komisionin Europian dhe nuk mund të ndryshohen gjatë diskutimeve në Kuvend, duke i quajtur debatet politike e teknike që shoqërojnë shqyrtimet e ligjeve në komisione si të tepërta në këtë rast.

Në fund të vitit të shkuar Shqipëria çeli të gjithë grup-kapitujt e negociatave me BE-në dy vite pas nisjes së këtij procesi, ndërsa qeveria shqiptare tha në fillim të vitit se synonte të mbyllte 10 deri 15 grup-kapituj prej 35 në total që parashikon procesi.

I gjithë ky proces është teknik dhe larg syve të qytetarëve, pasi negociohet në tryezat e bisedimeve mes grupeve negociatore të qeverisë dhe Komisionit Europian dhe publiku njihet me të vetëm nëpërmjet platformave të konsultimit publik dhe debateve që shoqëron shqyrtimin e tyre në parlament.

Opozita kritikoi ambicjen e mazhorancës për proces të përshpejtuar në miratimin e ligjeve të tilla, ndërsa akuzoi qeverinë si të paaftë për të përmbushur standardet europiane në sektorë të rëndësishëm. “Integrimi europian nuk është votim ligjesh “shkel e shko”, por standarde reale që sot Shqipëria nuk i përmbush”- u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Për ekspertët e integrimit, nëse procesi i përafrimit do të bëhet kryesisht me procedurë të përshpejtuar, pa debate të hapura dhe pa dialog gjithëpërfshirës politik, ekziston rreziku që procesi të perceptohet thjesht si një formalitet për të përmbushur kushtet e BE-së

“Përdorimi i kësaj procedure nuk është pa implikime për funksionimin e Kuvendit si institucion demokratik,” i tha BIRN-it Elda Zotaj, lektore e së Drejtës Europiane në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

“Nëse ligjet komplekse miratohen me ritme shumë të shpejta, pa kohë të mjaftueshme për debat në komisione, pa analizë të thelluar të relacionit shpjegues dhe pa përfshirjen aktive të opozitës, ekziston rreziku që Kuvendi të perceptohet si një instancë formale për miratim, ku roli i diskutimit parlamentar dhe i kontrollit demokratik zvogëlohet ndjeshëm,” shtoi ajo.

Sipas Zotaj, ligjet humbin kështu dimensionin e debatit publik, reflektimit institucional dhe konsensusit të gjerë dhe kjo gjë nuk I shkon përshtat as vetë perspektivës së integrimit europian ku vlerësohet dhe cilësia e procesit ligjvënës, pjesëmarrja e aktorëve politikë dhe transparencën e vendimmarrjes.

“Një proces i shpejtë, por i mbyllur, mund të sjellë harmonizim ligjor, por pa transformim real institucional dhe pa konsolidim të praktikave demokratike, integrimi mbetet formal dhe jo substancial,” vlerëson ajo.

Për shkak të natyrës teknike të procesit të përshtatjes së legjislacionit kombëtar me atë të BE-së,  një pjesë e këtyre ligjeve mund të adaptohen apo miratohen me procedurë të përshpejtuar në Parlament kur ato nuk bien në kundërshti me legjislacionin vendës, sugjeron Klodiana Beshku, lektore për Integrimin Europian dhe Gjeopolitikën në Fakultetin e Shkencave Sociale.

“Thënë kjo, ne si shoqëri apo si shtet, duhet të fillojmë të përgatitemi që një pjesë të sovrantitetit tonë, do ia dorëzojmë BE-së, në bazë të parimit te subsidiaritetit (nënvarësisë)”- I tha ajo BIRN-it.

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për të krijuar institucione të reja varësie apo të pavarura ose kur e drejta europiane bie ndesh me atë kombëtare, Beshku e konsideron me rëndësi diskutimin e tyre në parlament, me shoqërinë civile apo grupet e interesit nëpërmjet konsultimeve publike. “Në këtë rast, të gjithë grupet e interesit apo të opozitës politike do të duhet të dëshmojnë një bashkëpunim konstruktiv në funksion të integrimit të vendit në BE,” theksoi ajo./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?