Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Një përplasje e fortë financiare dhe ligjore ka shpërthyer në projektin e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ndërsa kompania zvicerane MABCO Constructions SA, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar shtetin shqiptar me arbitrazh ndërkombëtar.
Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Avokaturës së Shtetit, kompania pretendon se është përjashtuar faktikisht nga kontrolli operacional i aeroportit, pavarësisht se zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA dhe është investitori kryesor i projektit.
Sipas MABCO-s, që prej 18 majit 2026 përfaqësuesve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve të saj u është ndaluar hyrja në kantier, ndërsa kompania paralajmëron se nëse deri më 28 maj nuk ndërhyhet institucionalisht, çështja do të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.
Kompania akuzon institucionet shqiptare për “veprime dhe mosveprime” që, sipas saj, favorizojnë marrjen e kontrollit të projektit nga kompania 2A Shpk, e lidhur me biznesmenin Valon Ademi, e cila zyrtarisht zotëron vetëm 2% të aksioneve.
Në letër theksohet se nuk ekziston asnjë transferim i regjistruar i kuotave në QKB apo i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës për kalimin e kontrollit të aeroportit nga MABCO te 2A Group.
Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Nënkontraktorët e MABCO-s kanë hyrë në ditën e pestë të protestës përpara hyrjes së kantierit, duke kërkuar kthimin e mjeteve dhe materialeve të punës, si edhe sqarime për fatin e projektit. Zona po monitorohet nga forca të shumta policie për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Në qendër të përplasjes qëndron beteja për aksionet dhe kontrollin e aeroportit. Sipas pretendimeve të Valon Ademit, ai zotëron realisht 49% të projektit përmes marrëveshjeve dhe investimeve të kryera, ndonëse në dokumentacion figuron vetëm me 2%.
Konflikti ka degjeneruar në akuza për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe manipulim të aksioneve, ndërsa çështja po hetohet nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës. Gjithashtu, gjykata ka pezulluar të drejtën e votës së kompanisë së Pacollit deri në përfundimin e hetimeve.
Projekti i aeroportit nisi në vitin 2021 si një nga investimet strategjike më të mëdha në jug të Shqipërisë, me një vlerë të deklaruar prej rreth 104 milionë eurosh dhe me synimin për ta kthyer Vlorën në një nyje të rëndësishme turistike dhe ekonomike në rajon.
NJOFTMI PER SHTYP NGA KOMPANIA MABCO
MABCO i kërkon shtetit shqiptar ndërhyrje urgjente për Aeroportin e Vlorës: afati i fundit 28 maj 2026, përpara arbitrazhit ndërkombëtar
MABCO Constructions SA i ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit, Zyrës së Kryeministrit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, duke njoftuar se situata në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka kaluar nga paralajmërimet e përsëritura në përjashtim faktik të MABCO-s nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit të saj.
Në letër, MABCO thekson se vepron si zotëruese e 98% të kuotave të Vlora International Airport – VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonshëm. Kompania pretendon se 2A Group, ortak me 2% të kuotave, po tenton të marrë kontrollin faktik të projektit përmes një administrimi të kontestuar të VIA-s, të regjistruar në QKB, megjithëse sipas MABCO-s nuk ekziston asnjë transferim kuotash i paraqitur për regjistrim në QKB apo i miratuar nga MIE.
MABCO referon se më 14 maj 2026 administrimi i kontestuar i VIA-s lëshoi një njoftim për ndërprerjen e marrëdhënieve të ndërtimit, të cilin MABCO e refuzoi më 16 maj 2026. Më 17 maj u komunikua kufizimi i aksesit në kantier, ndërsa më 18 maj përfaqësuesve, inxhinierëve, specialistëve, punonjësve dhe nënkontraktorëve të MABCO-s iu ndalua fizikisht hyrja në kantier. Më 21 maj, sipas kompanisë, u lëshua një tjetër njoftim që synon ta paraqesë përjashtimin e MABCO-s si “refuzim për bashkëpunim” dhe të krijojë bazë për inventarizim ose marrje të njëanshme të punimeve, pajisjeve, dokumentacionit dhe materialeve teknike të MABCO-s.
Sipas MABCO-s, ky përjashtim nuk mbështetet në asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë, në asnjë vendim të ligjshëm të Autoritetit Kontraktues dhe në asnjë akt të vlefshëm që do të justifikonte largimin e investitorit kryesor nga një projekt strategjik. Kompania pretendon gjithashtu se Policia e Shtetit është përdorur për zbatimin praktik të një vendimi privat të kontestuar, duke krijuar një situatë faktike në favor të 2A Group.
Në letër ngrihen edhe shqetësime për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së specialistëve ndërkombëtarë në zonën e akomodimit të kantierit, përfshirë specialistë kinezë, si dhe për bllokimin për më shumë se shtatë muaj të pajisjeve kritike për certifikimin, përfshirë automjete zjarrfikëse dhe pajisje X-Ray. MABCO kërkon që, përpara çdo hapi drejt certifikimit të aeroportit, të kryhet një auditim teknik i pavarur ndërkombëtar i pistës dhe sistemeve të fushës ajrore, përfshirë AGL, ALS, PAPI dhe sistemet përkatëse të sigurisë aeroportuale.
MABCO njofton se, që prej shtatorit 2025, ka dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marrë përgjigje substanciale. Sipas kompanisë, veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Koncesionit, përfshirë nenet 11.5, 11.9, 13 dhe 18, si dhe të Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri.
Në aspektin ekonomik, MABCO deklaron se projekti është mbështetur nga mbi 90 milionë euro kapital, 6 milionë euro interesa të paguara mbi financimin, 10 milionë euro kontribute direkte të MABCO-s, 152 milionë euro ekspozim kolaterali dhe një garanci financiare me kërkesë të parë prej 72 milionë eurosh. Kompania vlerëson se vlera ekonomike e vënë në rrezik është në rendin 250–300 milionë euro.
Përmes letrës, MABCO i kërkon shtetit shqiptar që deri më 28 maj 2026 të garantojë akses të menjëhershëm dhe të mbrojtur në kantier për MABCO-n dhe stafin e saj, të ndalojë përdorimin e policisë për përjashtimin e investitorit kryesor, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe kushtet bazike për punonjësit dhe specialistët, të ruajë provat, të zhbllokojë pajisjet kritike në dogana, të mos njohë efektet e njoftimeve të kontestuara të datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe të organizojë një takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.
Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave deri më 28 maj 2026, MABCO paralajmëron nisjen e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë sipas Traktatit Dypalësh të Investimeve Zvicër–Shqipëri dhe ndjekjen e të gjitha mjeteve juridike të parashikuara në Marrëveshjen e Koncesionit dhe në ligj.
Zbardhet dëshmia e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, i cili u dhunua një ditë m&eu...
Një rast i pazakontë është zbuluar nga autoritetet në Shkup, ku një 25-vjeçare dyshohet se tentoi të fusë drog&eu...
Përfaqësuesit e 27 vendeve të European Union kanë miratuar draftin paraprak të EUCP-së, duke i hapur rrugë zhvillimit t&eum...
Bashkimi Europian po shqyrton një paketë të re rregullash për deportimin e migrantëve. Një nga pikat më të debatueshme j...
Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë dorëzuar këtë të premte një peticion në Ministrin...
Ministria e Drejtesisë dhe SPAK, ka rinisur praktikat e para të izolimit në '41 biss' të disa të dënuarve dhe arrestuarve për...
Një zjarr ka rënë në Vlorë, afër fshatit të Panajasë. Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një njoftim urgjent, ku paralajmëron qytetarët për raste mashtri...
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham Crown Court, pasi policia britanike zbuloi një arsenal ...
Aktorja amerikane Thora Birch ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke bërë të ditur se identifikohet si biseksuale gjatë nj&e...