AKTUALITET

Durrësi i thikave/ Nga komshiu te fëmija Durrësi nën tehun e mprehtë, arma që po vendos për jetën dhe vdekjen

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 13:34

Durrësi i thikave/ Nga komshiu te fëmija Durrësi nën tehun e

Nga Piranjat News

Shumica e plagosjeve apo vrasjeve për motive të dobëta në Durrës kanë një emërues të përbashkët: thikën.
Një mjet i ftohtë që po shndërrohet gjithnjë e më shpesh në armën e parë të konflikteve të përditshme.
Nga komshiu, shoku e bashkëshortja, deri te vajza madje edhe e bija e autorit askush nuk është kursyer nga tehu i mprehtë i thikës. Konflikte banale, debate të çastit, xhelozi apo përplasje për arsye minimale kanë përfunduar në gjakderdhje, duke tronditur familje të tëra dhe opinionin publik.
Fenomeni ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e dhunës në shoqëri, mungesën e kontrollit dhe dështimin për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve, të cilat nga fjalët kalojnë lehtësisht në akte ekstreme.

Plagosje e dyfishtë me thikë — 26 Janar 2026

56-vjeçari Mikel Ndoj vetëm pak ditë pasi doli nga burgu u përfshi në një konflikt me vajzën e tij Xhesika Ndoj në lagjen nr.12 në Durrës, teksa kjo e fundit ishte duke punuar në një agjensi imobiliare. Pas një debati verbal, Mikel Ndoj goditi disa herë me thikë vajzën e tij. Për të ndaluar konfliktin ndërhyri një kalimtar i rastit, Onard Memlika, i cili tentoi të shpëtonte 24 vjeçaren nga goditjet me thithë, por kjo nuk funksionoi. Mikel Ndoj goditi me thikë Memlikën duke e lënë të plagosur, më pas u largua me shpejtësi nga vendi i krimit. Dy të plagosurit u dërguan me ambulancë në Spitalin Rajonal Durrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën,

Policia e shpalli në kërkim autorin e krimit.

"Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi Policia. 

Dyshohet se konflikti nisi për shkak se 56 vjeçari Mikel Ndoj ishte divorcuar nga gruaja dhe jetonte në Itali. Ndoj ishte dënuar me burgim dhe sapo kishte mbaruar dënimin. Prej disa ditësh ishte kthyer në vendlindje ku dhe është konfliktuar me vajzën e tij. Dyshohet se 56 vjeçari ushtronte dhunë ndaj ish-bashkëshortes, gjë e cila solli divorcin, por ky i fundit kërkonte ribashkimin e familjes. Raportohet se Mikel Ndoj ka patur probleme të shëndetit mendor.

 Vrasja me armë e dy të rinjve — 22 Tetor 2025

Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz, pranë një karburanti.

Sipas burimeve policore, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe administrimin e provave me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit.

Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit.

Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

25 shtator 2025 vrasja e Valbon Beqirit në Durrës

Vrasja e 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës ditën e mërkurë (24 shtator) është zbardhur nga policia vetëm pak orë pas krimit.

Dy persona janë arrestuar, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij. Në pranga kanë rënë Teilor Tivari 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij Xh.D. 27 vjeç.

Sipas policisë, Valbon Beqiri alias Marko Beqiri, rezulton të jetë vrarë me thikë në orën 10:00 të paradites së të mërkurës. Por trupi i tij u gjet i pajetë brenda banesës në lagjen Nr.12 të Durrësit mbrëmjen e së mërkurës, nga nipi i tij, i cili më pas njoftoi autoritetet.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, Teilor Tivari kishte shkuar në banesën ku qëndronte 51-vjeçari Beqiri për të blerë drogë. Më pas mes tyre kishte ndodhur konflikt dhe i riu e goditi disa herë me thikë Valbin Beqirin duke i shkaktuar vdekjen.

Por në dëshminë që ai ka dhënë në polici, Tivari është shprehur se viktima tentoi ta përdhunonte.

“Donte të më përdhunonte. Unë mora thikën e bukës dhe e qëllova, nuk e dija që do vdiste. Unë doja të largohesha pasi konsumuan një birrë, Valbon Beqiri nuk më linte”, mësohet të ketë thënë ai përpara grupit hetimor të Policisë së Durrësit.

Pas ngjarjes, autori u arratis, i ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorin e tij, Xh.D. 27 vjeç. Ky i fundit ndihmoi autorin të largohej me një taksi dhe më pas e dërgoi në banesën e tij.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe hetimet e tjera, policia identifikoi autorin dhe e arrestoi brenda disa orësh, së bashku me bashkëpunëtorin. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, kurse ndaj bashkëpunëtorit të tij rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe përkrahje e autorit të krimit.

Banesa ku ndodhi krimi është në pronësi të kushërirës së viktimës, e cila është në emigrim, dhe i kishte lënë çelësin e shtëpisë për t’u kujdesur. Mësohet gjithashtu se 51-vjeçari përdorte edhe një emër tjetër, Marko Beqiri dhe ishte baba i një djali 12-vjeçar.  Ai punonte si kamarier me kohë të pjesshme në një lokal në qytetin bregdetar. 

25 nëntor 2025

Humbi jetën në QSUNT 15-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës

Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili më datë 25 nëntor u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar me inicialet M.K., në qytetin e Durrësit.

I mituri Erjon Boba është transportuar ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për ndihmë më të specializuar, por ka ndërruar jetë ditën e sotme në reaminacionin qendror,

Më 27 nëntor Gjykata e Durrësit konfirmoi masën e arrestit me burg për autorin 14-vjeçar me inicialet M.K..

15-vjeçari u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.

Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.

Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.

E rëndë në Durrës, burri ther me thikë gruan, vdes në spital

Më 19 Korrik, 2019 në lagjen 18 në Durrës Burri ka qëlluar me thikë gruan e tij, 36 vjeçe duke i shkaktuar vdekjen. Ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur por nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima sipas policisë është Asbije Kuka, 36 vjeçe.

Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë. Policia është vënë në ndjekje të bashkëshortit të viktimës, Ardian Kuka i dyshuari kryesor i krimit.

Informacion Paraprak
Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vrau me thikë fqinjin në Durrës, lihet në burg autori!

14 shkurt 2024-Ilir Koçilja- vrau me thikë fqinjin, Halil Koka, 46-vjeç pas një sherri banal lidhur me parkimin. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Konflikti mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” në Durrës.
Pas përplasjes fizike, Koka tentoi që të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili e goditi dy herë me thikë. Autoambulanca shkoi menjehere në vendngjarje, por për fat të keq, Koka ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra. 35-vjeçari/ PIranjat News

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?