Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2-javor me metoda speciale hetimi.
Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Arrestohen 2 shtetase braziliane.
Procedohet penalisht pronari i ambienteve, si dhe një shtetas për prostitucion.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi fazën e 15-të të operacionit policor të koduar “Storm”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetaset N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, të dyshuara për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në vijim të veprimeve procedurale u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetas 22 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, pronari i ambienteve, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, 8 aparate celularë, një DVR, karta telefonike, 2 blloqe shënimesh, si dhe 2 sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e arrestuara kishin marrë me qira dy ambiente në rrugën “Dalip Peza”, lagjja nr. 17, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, njëra prej shtetaseve të huaja refuzoi të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Albert Cara, i cili humbi të gjithë familjen në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, ka ndërruar jetë pas një atak...
Zbulohet identiteti i viktimës në aksidentin tragjik që ndodhi sot në kryqëzimin Varibop–Levan-Tepelenë. Sipas Policisë...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar nga burgu për koncesionin e sterilizimit. Deklarata e tij është publiku...
Një operacion i Karabinierëve në Calcinato çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar të lindur në vitin 1978, i njohur...
Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Theodhori ...
Plagosje me thikë në Tiranë. Policia arrestoi shtetasin me inicialet S. V., 26 vjeç, i cili dyshohet se në rrugën Rruga Mine Pez...
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëv...
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në f...
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e ope...
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Levan–Tepelenë, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, &...