Trupi i fëmijës është i shenjtë
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që...
Eksperimenti ynë, që vendos deklaratat e Edi Ramës të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë, përballë zhvillimeve të...
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për tenderat publikë, do të va...
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfs...
Aktivisti serb Marko Marjanoviç po kthehej nga supermarketi në Beograd, kur disa policë të maskuar e futën me forcë në një makinë dhe e dërguan në bodrumin e një komisariati, ku e mbajtën për dy ditë në izolim, nën drita të forta që qëndronin vazhdimisht të ndezura.
Marjanoviç, një komentator i njohur në rrjetet sociale dhe kundërshtar i zëshëm i udhëheqësit prej shumë vitesh të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se kishte përjetuar tmerr. Dhe kjo nuk ishte hera e parë.
Vetëm pak ditë më parë, në gusht të vitit 2025, policia e kishte rrahur gjatë protestave kundër qeverisë. Sipas tij dhe avokatit të tij, këto episode janë pjesë e një fushate për t’i mbyllur gojën.
Ndërsa ish-presidenti Vuçiç përpiqet të zgjasë sundimin e tij 12-vjeçar, duke kandiduar për kryeministër në zgjedhjet e 25 tetorit, intervistat me aktivistë, studentë protestues dhe politikanë të opozitës përshkruajnë një tablo gjithnjë e më autoritare të këtij vendi ballkanik, ku kritikët kërcënohen vazhdimisht, liria e shtypit po kufizohet dhe korrupsioni po rritet.
“Sa shumë korrupsion… sa shumë shkatërrim i gjithçkaje që duhet dhe është e domosdoshme të ketë vlerë këtu. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Marjanoviç.
Ai është përballur edhe me bllokime të gjata të llogarive të tij në rrjetet sociale për shkak të postimeve, njëri prej të cilëve përmbante numrin e telefonit të presidentes në detyrë, Ana Bërnabiç, e cila në atë kohë ishte kryetare e Parlamentit.
Vuçiç dhe Partia e tij Progresive Serbe (SNS) i kanë mohuar vazhdimisht akuzat për represion dhe korrupsion. Zyra e tij dhe Ministria e Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me këtë artikull.
Sfida më e madhe politike për Vuçiçin
Vuçiç po përballet me sfidën më të madhe politike që nga ardhja e tij në pushtet: lëvizjen protestuese të udhëhequr nga studentët.
Kjo lëvizje mori përmasa të mëdha pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona në vitin 2024. Tashmë studentët kanë paraqitur 250 kandidatë të tyre për zgjedhjet e së dielës.
Një sondazh i publikuar këtë javë i vendosi studentët dhe Partinë Progresive Serbe pothuajse në të njëjtin nivel mbështetjeje.
“Gjatë gjithë kohës që SNS ka qenë në pushtet, nuk ka pasur kurrë një organizim kaq të mirë në pjesën prodemokratike të shoqërisë”, tha Dragan Popoviç, drejtues i Qendrës për Politikë Praktike.
“Sa më shumë që Vuçiç ndihet i kërcënuar, aq më shumë rritet presioni”, shtoi ai.
Vuçiç shërbeu si ministër i Informacionit në fund të viteve 1990, kur presidenti i atëhershëm Slobodan Millosheviç përpiqej të heshtte kritikët e luftës së Serbisë në Kosovë dhe të përplasjeve të mëvonshme me NATO-n.
Në vitin 2008, Vuçiç u shkëput nga Partia Radikale Serbe, e njohur për nacionalizmin e saj ekstrem, dhe sot deklaron se dëshiron anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Por standardet demokratike të Serbisë janë përkeqësuar.
Liria e shtypit në nivelin më të ulët historik
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2026, i hartuar nga organizata Reporterët pa Kufij (RSF), e renditi Serbinë në vendin e 104-t nga 180 vende, pozicioni më i keq që ka regjistruar ndonjëherë dhe gjithashtu më i ulëti në rajonin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, të publikuar nga Transparency International, Serbia regjistroi rezultatin më të ulët të dy dekadave të fundit.
Sipas RSF-së, gjashtë gazetarë serbë ndodhen në mërgim për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre, të motivuara nga sulmet politike. Katër prej tyre janë larguar nga vendi gjatë këtij viti.
Të dhënat e Fondacionit Slavko Ćuruvija, një organizatë joqeveritare që merret me median, tregojnë se Vuçiç ka sulmuar verbalisht gazetarë dhe media të paktën 182 herë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.
Vuçiç ka mohuar se ushtron presion ndaj mediave dhe këmbëngul se nuk ka mbyllur asnjë organizatë mediatike.
Por gazetarët me përvojë thonë se situata po përkeqësohet.
Veran Matiç drejton një komision për sigurinë e gazetarëve. Në qershor, një i ri e sulmoi dhe i mori telefonin ndërsa po filmonte një protestë. Ai është përballur gjithashtu me fyerje në rrugë.
Matiç ia atribuon dhunën Vuçiçit, i cili e ka veçuar publikisht si objekt kritikash.
Reuters nuk mundi ta verifikonte këtë pretendim, ndërsa zyra e Vuçiçit nuk iu përgjigj pyetjes lidhur me këtë çështje.
“Pothuajse nuk kalon asnjë ditë, pothuajse asnjë javë, pa ndodhur sulme, jo vetëm kundër meje, por edhe kundër shumë gazetarëve të tjerë”, tha Matiç për Reuters.
Spiunazh dixhital ndaj kundërshtarëve të pushtetit
Sipas organizatave që monitorojnë të drejtat e njeriut, anëtarë të lëvizjes studentore dhe kundërshtarë të tjerë të njohur të Vuçiçit kanë qenë gjithashtu objekt i sulmeve kibernetike.
Organizata për të drejtat dixhitale SHARE Foundation deklaroi në shtator se 14 persona ishin vënë në shënjestër të programeve të sofistikuara të spiunazhit.
Jelena Kontiç, pjesëmarrëse në lëvizjen protestuese kombëtare që kërkon largimin e Vuçiçit, tha se në mars kishte marrë një njoftim nga Apple, sipas të cilit programi i spiunazhit Pegasus mund të ishte instaluar në telefonin e saj.
Sipas saj, analizat e mëvonshme teknike, përfshirë ato të kryera nga organizata kanadeze për sigurinë kibernetike Citizen Lab, e konfirmuan këtë.
“Ata kishin qasje në të gjithë jetën tënde”, tha Kontiç.
“E dinin kur stërvitesha, kur flija, kur haja, kur pija ujë, sa ujë pija dhe çfarë haja”.
Agjencia Serbe e Informacionit dhe Sigurisë i cilësoi pretendimet për përfshirjen e shtetit si “sensacionalizëm banal”, ndërsa Bërnabiç deklaroi në atë kohë se studentët “absolutisht nuk” ishin përgjuar.
Edhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme i kanë hedhur poshtë akuzat për spiunazh kibernetik.
Por Kontiç nuk është e vetmja.
Dy figura të opozitës serbe janë vënë së fundmi në shënjestër të mjeteve të fuqishme të spiunazhit kibernetik, sipas dëshmisë së njërit prej tyre dhe një raporti të publikuar të hënën nga Citizen Lab.
Reuters nuk mundi të përcaktonte se kush ishte përgjegjës për infektimet e dyshuara të pajisjeve.
Kompania izraelite NSO Group, prodhuese e programit Pegasus, ka deklaruar se ua shet këtë teknologji vetëm qeverive.
Dhuna policore ndaj protestuesve
Askund tjetër kërcënimi ndaj sigurisë nuk është më i dukshëm sesa në rrugë, ku protestuesit thonë se policia ka përdorur shpesh forcë kundër demonstratave paqësore.
Dushan Radoviç, një arkitekt 26-vjeçar, po ndihmonte një person që ishte rrëzuar, ndërsa policia po sulmonte një turmë protestuesish në qytetin e Valjevës, në gusht të vitit të kaluar.
Në atë moment, efektivë të pajisur me uniforma dhe mjete speciale për ndërhyrjen ndaj turmave filluan ta godisnin me shkopinj gome.
“Dhjetë prej tyre më rrethuan, më goditën me shqelma, më pështynë dhe, në një moment, njëri më shkeli mbi kokë. Më ngritën në këmbë dhe më pas vazhduan të më godisnin, derisa u rrëzova përsëri”, tha Radoviç për Reuters.
Filmimet e verifikuara nga Reuters dokumentojnë dhunën ndaj tij.
Radoviçit iu deshën dy muaj që të mund të ecte përsëri pa çaluar.
Sipas një raporti të pavarur të hartuar nga eksperti i mjekësisë ligjore, doktor Gjorgje Alempijeviç, Radoviç ishte një nga 25 personat, disa prej të cilëve të mitur, që u rrahën rëndë atë natë.
Raporti arrin në një përfundim veçanërisht të rëndë për sjelljen e policisë.
“Lëndimet nuk janë rezultat i incidenteve të izoluara apo i vetëmbrojtjes së domosdoshme të policisë, por dëshmojnë një model të qartë, të organizuar dhe sistematik të brutalitetit policor ndëshkues dhe torturës”, thuhet në raport.
Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj pyetjeve të Reuters lidhur me protestën në Valjevo dhe përfundimet e raportit.
“Reagimi im i parë ishte zemërimi, zemërimi ndaj atyre njerëzve që janë të aftë për një mizori të tillë”, tha Radoviç për Reuters.
“Por më pas kuptova se nuk mund të tërhiqesha pas kësaj. Duhet të luftoj për drejtësi dhe për të vërtetën”.
Turisti që humbi orientimin në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, është gjetur dhe shpëtuar pas disa or&eum...
Mjekja Amarda Cenko ka ngritur shqetësimin për mungesën e ilaçeve dhe largimin e mjekëve nga Shqipëria. Ajo tregoi se edhe vet&e...
Prej katër mandatesh në pushtet, Edi Rama ka treguar se nuk është vetëm Kryeministër dhe drejtues i qeverisë. Jo rrallë ...
Protestuesi Ali Bruçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar atë si kriminel. Në një intervist...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para 4 ditësh në Kamëz, ku një punonjës ushtarak ka ekzekutuar me armë zjarri dy v&e...
Mbështetja për protestën kombëtare të studentëve, e paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, po zgjeroh...
Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut&rs...
Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë dhënë dorëheqjen, ...
Kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 45 protestues, për të cilët pretendoi se nuk janë studentë, por persona me preced...
Një përplasje e fortë mes një skafi të dyshuar të trafikantëve të drogës dhe një anijeje patrulluese të G...