AKTUALITET

‘S’jam dënuar asnjëherë’, protestuesi Ali Bruçi përgënjeshtron Ramën: Do ta ndjek ligjërisht

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 19:03
‘S’jam dënuar asnjëherë’, protestuesi Ali

Protestuesi Ali Bruçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar atë si kriminel.

Në një intervistë për SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, Bruçi deklaroi se nuk është dënuar asnjëherë dhe pretendoi se u arrestua pas protestës së 13 tetorit, pasi kishte dalë në mbrojtje të dy vajzave gjatë përplasjes me policinë.

Bruçi kërkoi nga institucionet ligjzbatuese të hetojnë akuzat ndaj tij, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore kundër kryeministrit.

Ali Bruçi: Përshëndetje dhe respekt, mirënjohje.

Edvin Parruca: Faleminderit për kohën tuaj. Po.

Ali Bruçi: Jam cilësuar si... Jam cilësuar si person kriminal që unë as vetë s'po e besoj tani, po e them me pastërtinë më të madhe. Unë jam pjesëmarrës, 136 ditë kam qenë në protestë, 3 ditë i kam bërë grevë urie edhe jam me arrest shtëpie, jam lënë me arrest shtëpie aktualisht. Unë kam një dëshmi penaliteti... Unë kam një dëshmi penaliteti, ja nëse fokusohet kamera...

Ali Bruçi: ...që jam i padënuar, e 2020-ës. Kam aplikuar për dëshmi të re sot edhe më është thënë që pas 3 ditësh do ta marr, ta kem të mundur si dëshmi. Ja dhe karta e identitetit... Ali Bruçi, ja nëse e sheh kamera.

Edvin Parruca: Po, e qartë është, po.

Ali Bruçi: Prandaj unë me datë 13, kam marrë nga puna diku nga ora 5 e pak edhe si çdo ditë që dilsha me flamur, jo rastësisht i kam bërë edhe këto, sepse kam qenë i përditshëm në protestë.

Edvin Parruca: Kështu jeni në protestë, po, kështu ju njohim në protestë.

Ali Bruçi: Po, edhe unë nuk kam shkuar për dhunë, nuk kam shkuar për dhunë. Me simbolin kombëtar, edhe kjo është diçka e veçantë sepse është trashëgimi kulturore, e mira e viteve tona. Edhe aty jam arrestuar, jam dhunuar nga policia në shenjë rrëmbimi. Edhe mund të kem bërë ndonjë goditje, jam mbrojtur, si i thonë një fjalë, si çdo njeri tjetër mund ta bëjë këtë pjesë. A më kupton?

Edvin Parruca: Po, keni pasur, le të themi, një përplasje me policinë, po.

Ali Bruçi: Po kjo ishte e padrejtë sepse unë realisht, po të gjenden ato filmimet e atyre, unë kam mbrojtur dy femra, me thënë të drejtën. Jam mbrojtur, kam dalë para policisë... Nuk i mbrojta unë se nuk ka... Po kam dalë para policisë, ‘Mos u merrni me gra e me fëmijë!’ i thashë unë. A më kupton? Krejt është kjo pjesë, po që të kalosh në një organizatë kriminale është diçka e rëndë dhe e kam përballuar... sinqerisht ndihem shumë keq, a më kupton?

Edvin Parruca: Jo e qartë është, patjetër. E qartë është, patjetër.

Ali Bruçi: Prandaj i kërkoj edhe kryeministrit, edhe prokurorisë, që të nxjerrin faktet. Unë këtu në arrest shtëpie jam, s'kam arsye me ik. Le të marr dënimin që meritoj unë për çfarë më thotë kryeministri. Është e padrejtë, është e padrejtë. Na ka thënë iranianë, na ka thënë grekë, na ka thënë që unë s'di si... nuk e di çfarë të them për Zotin, me thënë të drejtën nuk e di. Kjo është e padrejtë.

Edvin Parruca: E qartë, pra ju nuk jeni as i dënuar akoma, as për këtë rast, as më përpara... Se për këtë rast jeni me masë sigurie arrest shtëpie.

Ali Bruçi: Jo jo, unë s'kam qenë i dënuar ndonjëherë në jetë... Vetëm po, me masë sigurie arrest shtëpie kam unë. Për kurrë s'kam qenë i dënuar me vendim të prerë. Po, po, absolutisht. Do vazhdojë procesi. Nëse do dënohem për protestë, le të më dënojnë sa të duan këta, s'është problem.

Edvin Parruca: Dhe ju jeni kapur, jeni ndaluar që ditën e parë të protestës që filloi të ishte me përplasje të vazhdueshme... 13 ishte e marta pra që ishte e para.

Ali Bruçi: Po, diçka e tillë, me datë 13. Po s'kam qenë as në bazë të protestës me thënë të drejtën, sepse është edhe videoja. Diku te Kafe Flora është një tunel që kalon, është një market... nuk e di për Zotin çfarë ngjyre është, nuk e di, diçka e tillë.

Edvin Parruca: Po mirë, ju keni ndërhyrë, jeni përplasur, keni ndërhyrë për dy vajza që po i kapte policia, siç thoni ju.

Ali Bruçi: Nuk kam ndërhyrë, thjesht i kam mbrojtur. Kam dalë, si i thonë një llafi, kam çuar edhe duart lart.

Edvin Parruca: Si shumë njerëz që janë... shumë njerëz, të gjithëve këto ditë mund të na kishte ndodhur që të ishim në këtë moment që t'i kërkonim policisë të ndalonte dhe të mos...

Ali Bruçi: Jo, unë thjesht kam çuar edhe duart i kam pasur lart, me thënë të drejtën. Jam munduar që... pse të dhunojmë një fëmijë edhe një femër, një moshë e vjetër? Mbrohen edhe nga ana morale, o burrë. A më kupton?

Edvin Parruca: E qartë. Ju shqetësuat, e keni shprehur që jeni ndier i shqetësuar, ju të cënuar, kur e patë veten te ajo listë, si ndihet?

Ali Bruçi: Absolutisht. U kërkoj të gjitha institucioneve le të më hetojnë krejt nga A-ja tek Zh-ja, pastaj do merrem unë personalisht nga ana ligjore me kryeministrin.

Edvin Parruca: Pra thoni ju që do merreni personalisht, do merreni nga ana ligjore... e ndjeni veten të shqetësuar ju, të cënuar, kur e patë veten tek ajo listë, si ndihet?

Ali Bruçi: Jam i tronditur sepse të quhesh si organizatë kriminale, a e kupton? Është diçka që s'e... nuk na lejon... Nuk ma lejon morali unë. Edhe gjyshin tim tek puna i kanë bërë në kohën e sistemit komunist. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe me mua, a më kupton? Është e padrejtë. Edhe arsyeja që më kanë lënë mua me arrest shtëpie... unë jam vetëm me një rrogë në familje, a e ke parasysh? Si do të ishte puna... Këta kanë liruar xhanin, kanë liruar banditë e kriminela për ashtu, edhe të mbajnë mua me arrest shtëpie. A më kupton? Jam kryefamiljar dhe jam... a më kupton? Është e padrejtë.

Edvin Parruca: Pra ju kanë bllokuar edhe financiarisht, ekonomikisht të gjithë familjen me këtë masë sigurie që ju kanë dhënë juve.

Ali Bruçi: Absolutisht. Çdo... unë s'di qysh... Më e rënda pra që mund t'i ndodhi dikujt për diçka të tillë. Del ky tashin, thotë organizatë kriminale. Kjo është më e padrejta që më ka ndodh ndonjëherë, sepse është zot shtëpie, është i pari i vendit, të akuzojë njerëz të ndershëm që punojnë edhe s'nxjerrin muajin dot me të ardhurat që kanë.

Edvin Parruca: E qartë. Zoti Bruçi, ju falënderoj shumë për këto minuta dhe për komunikimin.

Ali Bruçi: Përshëndes, respekt, mirënjohje. Edhe një thirrje kam për studentët: mos u dorëzoni! Unë në momentin që dal i lirë do të jem në protestë prapë, pjesëmarrës siç kam qenë çdo ditë me simbol kombëtar. Unë nuk e fëlliqi këtë simbol kombëtar. Nëse është për të luftuar për trojet kombëtare dhe për... jam i pari që jam në rresht. Betohem para Zotit që unë do të jem ndër të parët që do të jem përballë hasmit. Jo njerëzve të mi, të rrah njerëzit e mi, vëllezërit e mi, motrat e mia. Për asnjë lloj arsyeje. Respekt, mirënjohje.

Edvin Parruca: Ju faleminderit Zoti Bruçi. Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

Albania; 23/10/2026

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave