
Rrjeti rrugor i vendit është pakësuar me rreth 181 kilometër ndërmjet vitit 2014 dhe 2024 si rrjedhojë e riklasifikimit të inventarit rrugor nga amortizimi i lartë i linjave në zonat rurale, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Qyteti me rritjen më të madhe të rrjetit rrugor është Shkodra, ku gjatësia e rrugëve u shtua me 54.1 km, ose rreth 13% më shumë se në vitin 2014. Kjo shtesë erdhi si rrjedhojë e ndërtimit të rrugës së re të Thethit dhe aksit Tamarë-Vermosh.
Në të njëjtën linjë pozitive renditet edhe Vlora, me rritje prej 50.4 km (+12%), si rrjedhojë e ndërtimit të Bypassit dhe rrugës së Lumit të Vlorës. Gjithashtu, në Elbasan rrjeti rrugor u zgjerua me 32.5 km ose +9% dhe në Korçë me 24.7 km (+7%).
Këto qytete gjithashtu rezultojnë të jenë përfituesit kryesorë të investimeve në infrastrukturë gjatë dekadës së fundit. Në anën tjetër, pjesa më e madhe e bashkive kanë shënuar tkurrje të rrjetit rrugor.
Tirana regjistron reduktimin më të madh në vlerë absolute, me 68.6 km më pak rrugë (-22%) ndërmjet viteve 2014-2024. Rënie të fortë kanë pësuar edhe Fieri me -68.2 km (-19%), Lezha me -59.9 km (-19%), Kukësi me -50.1 km (-13%), Durrësi me minus 36.5 km (rënie prej -20%) dhe Dibra me -39.7 km (-14%). Edhe Berati ka pësuar tkurrje me 17.9 km (-10%), ndërsa Gjirokastra ka një rënie më të lehtë prej 2.5 km (-1%).
Rënia e gjatësisë së rrjetit rrugor në disa bashki duket paradoksale, sidomos në një periudhë kur në infrastrukturë janë investuar miliarda euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo shpjegohet me faktin se në dekadën e fundit, një pjesë e madhe e investimeve nuk janë përdorur për të hapur kilometra të rinj, por për të rindërtuar, zgjeruar dhe modernizuar rrugët ekzistuese.
Një arsye tjetër lidhet edhe me rishikimin pas reformës territoriale dhe proceseve të inventarizimit të viteve të fundit. Në shumë raste, bashkitë kanë përditësuar regjistrat duke hequr segmente që nuk konsiderohen më rrugë funksionale, duke riklasifikuar rrugë rurale, të amortizuara ose me përdorim të kufizuar.
Ndryshimet në ndarjen e kompetencave mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore kanë ndikuar gjithashtu në shifra. Reduktimi i raportuar në disa bashki është kryesisht rezultat i përditësimit të inventarit, riklasifikimit dhe ndryshimit të metodologjisë së matjes./ Monitor

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Mars08:19
BIRN: Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi
Operacioni i trafikimit të 1.5 ton kokainë nga Kosta Rika drejt Suedisë dhe një grabitje e shkuar keq ekspozojnë rolin e grupeve krim...
AKTUALITET
10 Mars07:59
Ministri Ferit Hoxha zhvillon vizitën e parë zyrtare si ministër në Bruksel, takime me Kaja Kallas dhe Marta Kos
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel n...
AKTUALITET
10 Mars07:53
Çmimet nuk janë aq të lira sa thuhet zyrtarisht!
Inflacioni bazë e ka nisur në rritje edhe vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor baz&eu...
AKTUALITET
10 Mars07:39
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.5 lekë.
Euro do të blihet me 95...
Nga DASHNOR KALOÇI
AKTUALITET
10 Mars07:28
Raport-survejimi i “Vigjilencës”, Berat ’57: Nako Spiru foli fjalë fyese për Enverin
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit,...
AKTUALITET
10 Mars07:13
Kthjellime e alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga ku...
AKTUALITET
9 Mars23:44
SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim
Viti 2025 shënon një kulmim të ri në metodologjinë investigative të Prokurorisë së Posaçme, ku teknologjia ë...
AKTUALITET
9 Mars23:16
Një makinë modeste në rrugë ngriti dyshimet e policisë. Shqiptarin dhe gruan e “tradhton” tualeti
Një mekanizëm i vajosur mirë, një stafetë e vazhdueshme automjetesh për të furnizuar qendrat e trafikimit të drogës...
AKTUALITET
9 Mars22:40
“800 veta e kërkuan në male”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija dhe grepin që u bë shkak
Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona ...
AKTUALITET
9 Mars22:18
Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Një 47-vjeçar në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40. Policia e Tiranës njof...