Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s
AKTUALITET

Shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera/ Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

P
Piranjat 3 October 2026, 13:22 · 3 min lexim
Shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera/ Pas

Një ditë pas kontrolleve në banesën e biznesmenit amerikano-izraelit Ron Yeffet, News24 mëson se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për momentin për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Hetimi u nis kryesisht pas disa audio-përgjimeve të publikuara nga ish- zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, në qendër të të cilave ishte biznesmeni Yeffet, i cili bisedon me dy shtetas të huaj të identifikuar si Igor dhe Sergei. Ahmetaj deklaroi se bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë. Burimet konfirmuan se po hetojnë rreth dyshimeve të ngritura se kompanitë e Yeffet janë favorizuar nga zyrtarët shtetërore për lidhjen e kontratave.

Në qendër të hetimit janë kompanitë Timak Defence dhe ADVANCED ARMS TECHNOLOGY.
TIMAK Defence zotërohet nga TIMAK ne masën 80 për qind dhe KAYO 20 për qind.

Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak, ndërsa 51 për qind e zotëron Arjeta Puca.
ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, zotërohet nga UNO 18 me 80 për qind të aksioneve, ndërsa shteti është aksioner me 20 për qind përmes KAYOS. Kompania UNO 18 ka dy aksionerëve; Ron Yeffet dhe Arejta Puca që zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve secili.

SPAK zbarkoi në vilën në përdorim të biznesmenit Yeffet. Ky i fundit sipas hetuesve të BKH-së u gjet në banesë dhe krahas të tjerave iu sekuestruar edhe celulari. Ndërsa lidhur me drejtorin e kompanisë shtetërore KAYO, Ard Veliu, hetuesit shkuan në mëngjes në banesën e tij, por ai nuk ndodhej aty, për shkak se ishte nisur për në punë. Mësohet se hetuesit kanë shkuar në ambientet e
“KAYO” dhe në zyrën e tij të punës kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, për kontrollin personal, ç’ka nënkupton marrjen e telefonit celular. Njëherazi hetuesit kanë sekuestruar dokumente dhe kanë marrë celularin e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolli në institucionin e mbrojtjes ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burimet thanë se në ambientet e kompanisë TIMAK janë marrë dhjetëra faqe dokumente, kryesisht kontrata. SPAK ndërkohë ka firmosur fletëthirrjet e para për të marrë dëshmitë e personave që kanë dijeni. Arben Ahmetaj nga ana tjetër ka lënë të nënkuptohet se disponon të tjera audio-përgjime që kanë në qendër biznesmenin Yeffet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.