Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ...
AKTUALITET

U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja 

P
Piranjat16 November 2026, 18:13 · 5 min lexim
U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën!

Odise Dhima është lënë i lirë pas marrjes në pyetje gjatë ditës së sotme nga hetuesja, në kuadër të hetimeve për çështjen e anabolikëve. Hetuesja dhe prokurori vendosën të mos e lënë në burg, por ndaj tij u vendosën dy masa kufizuese: ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe ndalimi i ushtrimit të aktivitetit në sportin e peshëngritjes.

Gjatë dëshmisë së tij, 58-vjeçari, i cili është trajner, mësohet se ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai ka pretenduar se vetëm një pjesë e preparateve të gjetura në banesën e tij përfshihen në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA), por sipas tij, ato nuk ishin destinuar për të përmirësuar performancën e sportistëve, por për përdorim personal.

Ndërkohë, ndaj Odise Dhimës është ngritur edhe një akuzë shtesë për dhënien e substancave të ndaluara (anabolikëve) djalit të tij të mitur.

Sipas informacioneve, kur i pandehuri u pyet nga hetuesja për të birin, ai shpërtheu në lot. 58-vjeçari akuzohet gjithashtu për furnizim të paligjshëm, magazinim dhe tregtim të substancave të ndaluara, si dhe për shkelje të legjislacionit për barnat.

Më herët, në ambientet e gjykatave të ish-shkollës Evelpidon ishte paraqitur edhe Pirro Dhima, i cili shkoi për të mbështetur vëllanë e tij.

Avokati Mihalis Dimitrakopulos: Të mos njollosim emrin e Pirro Dhimës

Avokati i Odise Dhimës, Mihalis Dimitrakopulos, deklaroi se klienti i tij është lënë i lirë me masat kufizuese të ndalimit të daljes jashtë vendit dhe ndalimit të çdo aktiviteti sportiv.

Ai iu drejtua gazetarëve me një apel që çështja të mos dëmtojë imazhin e Pirro Dhimës.

“Do të doja t'ju kërkoja juve, gazetarëve që formësoni opinionin publik, të kujtoni se në Greqinë e lashtë muret e qyteteve shembeshin për t'u hapur rrugë kampionëve olimpikë”, deklaroi avokati.

Më tej, ai theksoi se Pirro Dhima nuk duhet të penalizohet në sytë e publikut për shkak të problemeve ligjore të vëllait të tij.

“Ne, grekët e sotëm, duket sikur duam t'i rrëzojmë kampionët tanë olimpikë për një gabim të bërë nga vëllai i tyre. Ju bëj thirrje të respektoni emrin e Pirro Dhimës. Ai është një njeri që na ka bërë të qajmë shumë herë nga emocionet dhe gëzimi, duke dëgjuar himnin kombëtar dhe duke parë medaljen e artë me mbishkrimin Greqia. Vëllai i tij, Odiseasi, është përfshirë në një çështje të vështirë ligjore, e cila do të ndjekë rrugën e saj. Por ju lutem, të mos shkatërrojmë emrin e Pirro Dhimës”, u shpreh Dimitrakopulos.

Avokati tregon momentin kur trajneri shpërtheu në lot

I pyetur për akuzën shtesë që lidhet me dhënien e anabolikëve djalit të mitur dhe reagimin emocional të 58-vjeçarit gjatë marrjes në pyetje, avokati tregoi se seanca hetimore u ndërpre përkohësisht.

“Momenti ishte tronditës kur hetuesja e pyeti se çfarë kishte për të thënë lidhur me akuzën se i kishte dhënë anabolikë fëmijës së tij. Në atë çast ai u shemb dhe shpërtheu në lot. Nuk arrinte të fliste”, rrëfeu avokati.

Sipas tij, trajneri arriti të shqiptonte vetëm disa fjalë:

“Jam prej 15 vitesh trajner dhe nuk ka pasur asnjë rast të tillë mes sportistëve të mi. Si mund t'i jap unë anabolikë fëmijës tim? Këtë nuk mund ta përballoj. Preferoj të vetëvritem”.

Avokati tha se pas këtij reagimi emocional, marrja në pyetje u ndërpre deri në momentin kur Odise Dhima arriti të qetësohej dhe të vazhdonte procedurën.

“Ishte një përvojë që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Një njeri i fortë si Odise Dhima u shndërrua në atë moment në një njeri thellësisht të dëshpëruar. Këto janë momentet që mbeten në jetën tonë dhe kjo është njëkohësisht vështirësia, por edhe bukuria e së drejtës penale”, përfundoi avokati. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.