Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s
POLITIKE

Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë

Disa vende anëtare të NATO-s kanë shprehur rezerva për organizimin në Shqipëri të samitit të liderëve të aleancës, i planifikuar fillimisht për vitin 2027. Sipas një raportimi të...

P
Piranjat16 November 2026, 19:04 · 3 min lexim
Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të

Disa vende anëtare të NATO-s kanë shprehur rezerva për organizimin në Shqipëri të samitit të liderëve të aleancës, i planifikuar fillimisht për vitin 2027. Sipas një raportimi të agjencisë Associated Press (AP), një nga arsyet e këtyre rezervave lidhet me nivelin e shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Shqipëria ishte përcaktuar në vitin 2025 si vendi pritës i samitit të vitit 2027, por emri i saj u hoq nga deklarata e samitit të NATO-s të zhvilluar në korrik. Sipas AP-së, 'disa aleatë mendonin se Shqipëria nuk po shpenzonte mjaftueshëm për mbrojtjen dhe ngurronin ta shpërblenin vendin me organizimin e aktivitetit më të rëndësishëm të aleancës'.

Qeveria shqiptare parashikohet të shpenzojë këtë vit 2.15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Ndërkohë, objektivi i NATO-s është që vendet anëtare të arrijnë deri në vitin 2035 shpenzime prej 3.5% të PBB-së për mbrojtjen bazë dhe 1.5% të tjera për infrastrukturën e lidhur me mbrojtjen.

Një tjetër faktor që ndikoi në procesin e organizimit janë kostot e larta financiare dhe masat e sigurisë që kërkon një samit i tillë. Holanda, për takimin e vitit 2025 në Hagë, u përgatit për rreth një vit dhe investoi afërsisht 100 milionë dollarë.

Sipas zyrtarëve të NATO-s, vendimi për organizimin e samitit në Shqipëri duhej të merrej deri në tetor, në mënyrë që vendi të kishte kohë të mjaftueshme për përgatitjet.

Samiti i këtij viti në Turqi kërkoi një angazhim të madh logjistik dhe sigurie. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vuri në dispozicion kompleksin e tij presidencial në Ankara, ndërsa u rikonstruktua një aeroport ushtarak për mbërritjen e liderëve dhe u angazhuan dhjetëra mijëra punonjës të sigurisë. Pjesë të kryeqytetit u kufizuan, ndërsa punonjësve publikë që nuk ishin të domosdoshëm iu dha një javë pushim.

‘Gjithmonë ka shumë masa sigurie. Është një aktivitet i kushtueshëm organizimi i një takimi me 32 aleatët, vendet partnere dhe partnerët tanë të Indo-Paqësorit, si Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re’, tha Rutte për AP-në.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi për AP-në se aleanca është fleksibël në organizimin e samiteve dhe se takimet e liderëve zhvillohen kur ka nevojë.

‘Ne jemi fleksibël me samitet e NATO-s. I mbajmë ato kur kemi nevojë’, u shpreh Rutte.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.