Shqipëria dënon sulmin e Huthive ndaj Arabisë Saudite

Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popullin dhe autoritetet saudite. Në një reagim në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilësoi sulmin si një kërcënim për stabilitetin rajonal.
Ai theksoi se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen. Hoxha paralajmëroi se sulmet e përsëritura të rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për paqe dhe siguri në rajon.
“Shqipëria dënon në termat më të fortë sulmin e fundit me pasoja në jetë njerëzish të grupit Huthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite. Sulmet e përsëritura nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë në rajon.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite”, shkruan ministri Hoxha.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lokal i kthyer në pikë lojërash fati, një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari

KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë, 18.7 milionë lekë për punime të pakryera

Arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Greqi, një prej tyre i kërkuar nga Interpoli për vrasje

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli! Avioni qëndron 20 minuta në ajër mes stuhisë dhe rrufeve

Atentati me eksploziv në Gjirokastër, Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

EMRAT/ Një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit në Gjirokastër?

Enver Hoxha nuk kurseu as miqtë e rinisë: Letra e vitit 1959 për Ilo Argjendarin dhe mëshira që diktatori nuk e njohu kurrë

Vlora nën ujë pas reshjeve gjatë natës/ Rikonstruksioni i hidrovorit dhe kanalizimeve rrisin rrezikun e përmbytjeve





