AKTUALITET

Shqipëria me 650 diga, por mungon mirëmbajtja dhe monitorimi

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 09:35

Shqipëria me 650 diga, por mungon mirëmbajtja dhe monitorimi

Sistemi i mbikëqyrjes dhe sigurisë së digave në Shqipëri përballet me një sërë problemesh strukturore, që lidhen me mungesën e monitorimit të plotë, investimeve të qëndrueshme dhe funksionimit të strukturave përgjegjëse.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit të auditimit të performancës “Mbrojtja dhe siguria e digave”, të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2021–2024.

Sipas auditimit, në Shqipëri ekzistojnë rreth 350 diga të mëdha dhe afro 300 diga të vogla, duke e renditur vendin ndër vendet me numrin më të lartë të digave në Evropë dhe në botë. Megjithatë, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të krijojnë një sistem të plotë mbikëqyrjeje dhe monitorimi për të gjitha këto struktura.

Auditimi evidenton se aktiviteti i strukturave shtetërore është fokusuar kryesisht tek digat e mëdha, ndërsa rreth 300 diga të vogla nuk monitorohen në mënyrë të plotë, edhe pse legjislacioni nuk i përjashton ato nga kontrolli institucional.

Raporti tregon gjithashtu se rreth 30 diga të mëdha dhe 90 diga të vogla janë jashtë funksionit, ndërsa në disa raste mungesa e mirëmbajtjes dhe monitorimit sipas standardeve teknike ka çuar në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Problemet thellohen edhe nga mungesa e strukturave funksionale të kontrollit. Inspektorati Teknik i Digave, institucioni që duhet të kryejë inspektimet teknike të këtyre veprave, nuk ka qenë funksional për disa vite me radhë dhe vetëm në vitin 2024 janë parashikuar fondet e para për funksionimin e tij, në vlerën 228,662 lekë.

Auditimi thekson se një pjesë e madhe e digave në Shqipëri janë ndërtuar kryesisht gjatë periudhës 1960–1990, dhe për shkak të rëndësisë së tyre për prodhimin e energjisë, furnizimin me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet, mirëmbajtja dhe monitorimi i tyre konsiderohen jetike për sigurinë publike.

Nisur nga të dhënat e auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së të gjitha digave në vend, përmirësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e strukturave institucionale që mbikëqyrin sigurinë e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?