AKTUALITET

Shuarja e dënimit për vrasësin e dy vëllezërve në Patos, familja Banaj kërkon drejtësi: Na vranë për herë të dytë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2026, 16:40
Shuarja e dënimit për vrasësin e dy vëllezërve në

Familja e Ilirjan dhe Hektor Banajt në Patos janë të shokuar dhe të indinjuar me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Fierit, që vendosi të shuajë dënimin e vrasësit të djemve të tyre 29 vite më parë.

Autorit Sokol Hoxha, të ekstraduar pak muaj më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu shua dje dënimi me 25 vite burg, ndërsa për nënën e dy vëllezërve të vrarë, momentet e tmerrit të ditës kur mori vesh vrasjen e djemve në mars të vitit 1997 janë ende të freskëta. Me lot në sy, ajo thotë se njëri prej djemve ishte i martuar dhe la pas një fëmijë vetëm 20 muajsh, ndërsa tjetri sapo kishte mbushur 21 vjeç.

“U vranë më 30 mars. Më 31 u varrosën. Më 3 qershor, Hektori mbushte 21 vjeç. Hëngrën bukë në drekë dhe dolën. Djali i vogël e dëgjoi dhe erdhi e më tha mua… E ka lënë djalin 20 muajsh. Unë e ndjeva, nuk isha mirë”, tha ndër të tjera nëna e viktimave.

Për gati tri dekada, familjarët kanë pritur që autori të vihej para drejtësisë dhe të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Por vendimi i fundit, që i jep fund ekzekutimit të këtij dënimi për shkak të parashkrimit, ka rikthyer dhimbjen dhe ka shkaktuar indinjatë te familja dhe banorët e zonës.

“Jemi vrarë për herë të dytë, nga vendimi që mori shteti. Dy vëllezërit e mi u vranë dhe ai të dalë i pafajshëm. Për mua, ai nuk ka bërë asnjë ditë burg. Vëllezërit e mi kanë bërë 29 vite që janë vrarë. Ku është shteti këtu?! Çfarë dënimi është hequr këtu? Ai mund edhe të mos lirohet, se ka gjëra të tjera. Unë flas për shqetësimin tim që kam si motër. Na kanë vrarë për herë të dytë, kur e mora vesh vendimin mbrëmë… Gabim që nuk na thirrën. Të ishim dhe ne palë në gjyq. Mbase ishin gabim edhe vëllezërit e mi, por vëllezërit e mi nuk ishin gabim, se ishin në punën e tyre. Të vriten dy djem në punën e tyre dhe ai të dalë i pafajshëm… Këtu nuk ka shtet. Kur u arrestua, thashë që edhe Zoti bëri një mrekulli. Gjaku me gjak lahet. Asgjë nuk u bë për ne. Të tradhtuara nga drejtësia. Ku është drejtësia këtu?!”, u shpreh motra e viktimave.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Aurora Tusha, në përputhje me kërkesën e prokurores Malbora Dinaj, e cila argumentoi se kishin kaluar afatet ligjore për parashkrimin e dënimit penal. Sokol Hoxha, 51 vjeç, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 6 gusht, pas arrestimit në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”.

Megjithatë, sipas burimeve nga burgu i Fierit, vendimi për shuarjen e dënimit në Shqipëri nuk do të thotë se Hoxha do të lirohet, pasi ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, në Bruksel, në vitin 1997.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje