Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
AKTUALITET

Sigurimet drejt rregullave të reja, kapital sipas rrezikut dhe mbrojtje më e fortë për konsumatorët

P
Piranjat25 September 2026, 07:59 · 3 min lexim
Sigurimet drejt rregullave të reja, kapital sipas rrezikut dhe mbrojtje

Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit.

Këto janë dy prej ndryshimeve kryesore që parashikon projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i prezantuar në takimin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, në tryezë me drejtues të shoqërive të sigurimit.

Sipas njoftimit zyrtar të AMF-së, projektligji synon përafrimin me kuadrin evropian Solvency II dhe Direktivën për Shpërndarjen e Sigurimeve (IDD).

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive së vuri theksin te përgatitja e tregut për zbatimin e reformës.

“Kjo reformë nuk duhet parë vetëm në dimensionin e përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Për Autoritetin, ajo përbën një mundësi për të forcuar më tej qëndrueshmërinë e tregut të sigurimeve, standardet e qeverisjes, administrimin e rreziqeve, transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, theksoi znj Xhemali, duke nënvizuar nevojën për angazhim, planifikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Autoritetit dhe industrisë së sigurimeve.

Gjatë prezantimit të draft ligjit z. Timo Broszeit eksperti i Bankës Botërore theksoi se Solvency II e vendos qeverisjen koorporative në thelb të regjimit të ri. Administrimi i rrezikut duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes strategjike të shoqërisë, duke rritur përgjegjësinë e organeve drejtuese për qëndrueshmërinë financiare dhe mbrojtjen e të siguruarve.

Drejtoresha Xhemali vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore me financim të SECO të qeverisë zviceriane që kanë asistuar Autoritetin gjatë procesit të hartimit të projektligjit, për ekspertizën dhe kontributin e tyre, në përgatitjen e një kuadri ligjor të përafruar me kërkesat evropiane, si dhe kontributin në adresimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e tij në kontekstin e tregut shqiptar të sigurimeve.

Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, diskutuan mbi pritshmëritë e tyre nga ky proces, shkëmbimin e eksperiencave me shoqëritë që kanë avancuar në këtë drejtim si pjesë e grupeve ndërkombëtare, si dhe angazhimin për mbështetjen e kësaj reforme me fokus tek ngritja e kapaciteteve dhe digjitalizimi./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.