Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor
AKTUALITET

Prova që fundosi shefin e Policisë Shkencore, dërgoi akt-ekspertimin e makinës që rrëmbeu biznesmenin!

P
Piranjat24 September 2026, 23:35 · 2 min lexim
Prova që fundosi shefin e Policisë Shkencore, dërgoi

Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbëritur në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit në muajin Gusht 2026.

Makina lukzose ngjyrë e zezë e sekuestruar në 22 Korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e Vilës së Ergys Agasit pranë një resorti privat, është urdhëruar që t'i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për sigurimin e gjurmëve të gishtave, fijeve të flokëve dhe krahasimin e makinës me pamjet e mjetit tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit të kompanisë ABS, Gerond Meçe.

Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dalë me një konkluzion përfundimtar pas përfundimit të ekspertizës, një kopje e dokumentit i është dërguar si kthim përgjigje Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Por sipas gazetarit Elton Qyno, disa ditë më vonë në muajin Gusht 2026, 3 fletë të këtij akti-ekspertimi të Policisë Shkencore janë dërguar nga Fatjon Kalluçi drejt numrit të Ergys Agasit.

Agasi u arrestua në datën 26 Gusht 2026 në qytetin e Durrësit dhe pikërisht në makinën e tij, u kap dhe telefoni i tij.

Në këtë telefon, përmes aplikacionit “Signal”, SPAK kuptoi se Agasi ishte vënë në dijeni të konkluzionit të ekspertizës së kërkuar nga prokuroria, pikërisht prej punonjësit të policisë shkencore, Fatjon Kalluçi.

Hetimi është në vijushmëri e sipër dhe ka gjasa që ndaj Vlora Hysenit dhe zyrtarëve të tjerë në të ardhmen të ketë shtim të akuzave. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.