AKTUALITET

Skandali me terapinë hormonale/ Pano: Nga shtatori, kurrikulat shkollore dhe parashkollore do të...

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 19:27
Skandali me terapinë hormonale/ Pano: Nga shtatori, kurrikulat shkollore

Skandali me terapinë hormonale falas për adoleshentët në QSUT është vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë me të ashtuquajturën "agjenda woke" në vendin tonë.

Jonathan Pano, Nga Koalicioni i Familjes, u shpreh se duke filluar nga ky shtator, kurrikulat shkollore dhe parashkollore pritet të përshtaten për t'u mësuar fëmijëve se gjinia është thjesht një "konstrukt social" i ndryshueshëm.

Kjo situatë e pazakontë vjen në një kohë kur lëvizje të tilla po kundërshtohen ashpër në arenën ndërkombëtare, por në Shqipëri, qeveria akuzohet se po i hap rrugën financimeve nga OJQ-të për të shtyrë përpara pikërisht këtë agjendë. Në një paketë të vetme, theksoi Pano, po synohet edhe përgatitja e terrenit për martesat homoseksuale, adoptimet nga këto çifte, rritja e moshës së lejueshme për abortin dhe legalizimi i surrogacisë.

Ne u kemi rënë kambanave dhe e kemi ngritur alarmin më parë, sidomos me projektligjin, tashmë ligjin për barazinë gjinore i cili u miratua në Parlament. Unë jam me idenë që nuk ke nevojë të pish gjithë detin për të kuptuar që uji është i kripur. Pra, ne e dimë tashmë gënjeshtrat dhe i dimë të gjitha manipulimet dhe e dimë propagandën e sektit të Rilindjes. Kështu që jo çdo fjalë që del nga goja e tyre është për t'u besuar. Ne kemi bërë një raport, kemi marrë disa fushata mediatike të cilat kemi dashur dhe kemi patur për qëllim t'i informojmë qytetarët se çfarë po ndodh. Dhe në fund fare, si Koalicioni i Familjes apo unë si anëtar i Këshillit Bashkiak, detyra ime është që të informoj njerëzit e gjithashtu të ngre çështje të cilat ne mendojmë që kanë nevojë për vëmendjen e qytetarëve.

Në fakt, ligji i barazisë gjinore nuk ka për qëllim pjesën e barazisë në paga, pra mund të jetë, pa diskutim mund të jetë një segment shumë i vogël, por ideologjia gjinore është që në fillim të atij ligji i cili u miratua. Gjithashtu, termi dhe nocionet janë shumë të rëndësishme sepse termat ty të përkufizojnë pastaj gjithë vazhdueshmërinë. Në momentin që ti e përcakton mashkullin dhe femrën si konstrukt social, që do të thotë është një gjë e ndryshueshme, atëherë një nga nenet e këtij ligji është gjithashtu futja e kësaj ideologjie gjinore nëpër shkolla.

Pra, ne mendojmë që ky do të jetë hapi i radhës dhe pjesa e terapisë hormonale është vetëm një nga ato pjesët e vogla të pazëllit të madh për sa i përket agjendës woke në Shqipëri. Është e thënë dhe gjithashtu ne e kemi denoncuar që nga shtatori do të fillojë dhe ideologjia gjinore nëpër shkolla, duke filluar nga kopshtet dhe nga sistemi parashkollor. Do të nisë në këtë shtator. Vetë Mirela Kumbaro e ka thënë, e ka deklaruar në një intervistë televizive që do të rishikojnë kurrikulat shkollore që t'i bëjnë më në përshtatje me ligjin për barazinë.

Shiko, Rama ne e kemi parë që është një lojtar dhe përpiqet të luajë me shumë porta. Nga krahu tjetër u bllokuan fondet e USAID-it, por fondet e Soros-it nuk janë bllokuar. Kemi raste të tjera, për shembull, a e dini që vetë shteti tani do të rrisë buxhetin për sa i përket organizatave të shoqërisë civile që merren me avancimin e barazisë gjinore në shoqëri, për fonde për trajnime, fonde për konferenca, fonde për lloj-lloj gjërash të ndryshme, por pa dashur që të devijojmë nga thelbi. Dje kur doli ky udhëzimi i ri, ka një detaj shumë të rëndësishëm aty që nuk duhet lënë pa u parë me kujdes.

Pikërisht, aty thuhet që nuk rekomandohet për minorenët, por kur është e nevojshme dhe kur është e rëndësishme, mund të fillojë përpara moshës 16-vjeçare. Sepse ata thonë, nuk e rekomandojmë, ka studime të limituara nga mosha 13.5 deri në moshën 14-vjeçare. Por para moshës 16-vjeçare, do të thotë që mund të fillojë dhe në moshën 4-5 vjeçare. Tani, duke u nisur, e shkuara mund të na tregojë e të bëjmë parashikime për të ardhmen. Duke parë vende të tjera, kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi rastet në Mbretërinë e Bashkuar, kemi rastet në Kanada gjithashtu, ku nëpërmjet ideologjisë gjinore nëpër shkolla ku fëmijëve mund t'i mësohet që ti je djalë, por mund të jesh një vajzë e burgosur në trupin e një djali. Atëherë shpejt prindërit do të humbasin autoritetin mbi fëmijët e tyre për t'i mësuar ashtu si prindërit vetë mund të jenë mësuar apo ashtu si prindërit duan që t'i japin edukimin apo duan t'i japin shkollimin atyre fëmijëve.

Dhe këtu shteti pastaj vjen, të merr fëmijën, dhe shteti bëhet de facto dhe de jure prindi i atij fëmije që të vazhdojë pastaj me terapinë hormonale. Ne e kemi parë rastin, edhe në Shqipëri ka ndodhur kjo. Një personi, Ersildit, që tashmë e ka ndryshuar edhe emrin, doli publikisht në media dhe tha që mua më kanë marrë me zor dhe mua më kanë detyruar që të filloj terapinë hormonale dhe gjithashtu të ndryshoj gjininë e vet. Kështu që kjo është vetëm një pikë, është vetëm një pjesë e vogël e pazëllit që agjenda woke ka në Shqipëri. Pa diskutim, kjo lidhet me agjendën në tërësi të shpopullimit të Shqipërisë, Shqipëria të bëhet ferr për shqiptarët dhe të bëhet një parajsë për personat woke. Edhe çështja e surrogacisë bën pjesë në të njëjtën paketë. Vijnë paketë. Mbas kësaj do të kesh martesat homoseksuale, do të kesh adoptimet nga çiftet homoseksuale, do të kesh rritjen e moshës së abortit, pra që të aprovohet edhe aborti late-term që quhet, dhe diskutohet edhe çështja e surrogacisë. Pra është një konglomerat gjërash dhe axhendash të cilat po shtyhen në këtë drejtim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?