Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime dhe vranësira, era forcohet
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Nga Klodian Tomorri
Regjimi fiskal që qeveria shqiptare zbaton mbi karburantet është një nga më të rëndët në botë. Fjala vjen, nëse një tregtar shqiptar do të gjente naftë falas diku në Europë apo Azi sot, kostoja e saj në pompë do të shkonte 130 lekë ose gati 1.4 euro për litër. Kjo është kostoja e taksave dhe transportit.
Aktualisht qeveria shqiptare e ngarkon një litër naftë me rreth 120 lekë taksa. Këtu përfshihen; akciza me 40 lekë/litër, taksa e qarkullimit me 27 lekë/litër, tvsh 37 lekë/litër, taksa të tjera me 10 lekë/litër. Për krahasim, qeveria e Kosovës ngarkon vetëm 73 lekë taksa në një litër naftë, ndërsa ajo e Maqedonisë së Veriut 70 lekë.
Me pak fjalë, çmimi i naftës që paguajnë qytetarët shqiptarë sot, vetëm nga taksat është 50 lekë për litër më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Por barra rekord mbi karburantet është vetëm njëra pjesë e problemit. Pjesa tjetër lidhet me marxhinalizmin inkremental. Barra e rëndë e taksave bëhet edhe më e rëndë kur çmimi rritet.
Së pari Tatimi mbi Vlerën e Shtuar shkon në të njëjtin krah me çmimin. Kur një litër naftë në pompë shitet 150 lekë qeveria merr 25 lekë tvsh. Por kur çmimi i naftës shkon 180 lekë, qeveria merr 30 lekë tvsh. Sa më shumë rëndohet qytetari, aq më shumë gëzon qeveria.
Por tvsh nuk është taksa e vetme, që ka këtë sjellje. Para tre vitesh qeveria shqiptare bëri një tjetër hile, lidhi akcizën e naftës me inflacionin. Pra, çdo vit akciza e naftës në Shqipëri rritet duke u indeksuar me inflacionin. Dhe nëse në pamje të parë, kjo duket diçka e papërfillshme, sa më shumë kalojnë vitet, aq më e rëndë bëhet akciza.
Për ta shpjeguar më thjesht, akciza e naftës në Shqipëri ka qenë e fiksuar në 37 lekë për litër përpara se të miratohej ligji për indeksimin e saj me inflacionin. Në vetëm tre vjet, ajo është rritur me 3 lekë dhe tashmë luhatet rreth 40 lekë për litër. Në vetëm 3 vjet. Pra, sa më shumë inflacion, aq më shumë rëndohet akciza dhe barra mbi karburantet në përgjithësi dhe aq më shumë taksa mbledh qeveria.
Definicioni më klasik i spekullantit është ai i përfituesit kur të tjerët janë në hall. Ndaj pyetja që shtrohet është e thjeshtë. Kush është spekullanti më i madh në tregun e karburanteve? Përgjigja këtu është mëse e qartë.
Qeveria e ka shumë të lehtë që marxhinalitetin rëndues të taksave ta kthejë në kahun e kundërt dhe ta përdorë si amortizator për të zbutur rritjen e çmimit. Sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë ulet taksa për ta mbajtur barrën konstante. Por ajo nuk e bën këtë.
Në fund, ka një shifër që e tregon të gjithë historinë e çmimit të karburanteve, dhe shumë thjesht madje. Nëse qeveria shqiptare do ta taksonte naftën njësoj sa qeveria e Kosovës, apo sa ajo e Maqedonisë së Veriut, sot qytetarët shqiptarë do ta blinin një litër naftë 130 lekë. Me gjithë luftën e Iranit.
Policia gjermane ka zbuluar një tjetër pantacion kanabisi që lidhet me shqiptarët. Gjatë një operacioni policor, ata zbuluan nj&e...
SPAK një tjetër grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Hetimet nisën pas goditj...
Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për çmimin e karburanteve pasi ka mbledhur para dy ditësh në një...
Zbardhen identitetet e pesë personave të arrestuar në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull. Bëhet fjalë për Kevin (...
Është rikthyer menjëherë fluksi i madh i qarkullimit të automjeteve në aksin e rrugës kombëtare Tiranë–Elbasa...
Edhe për pesë persona janë lëshuar urdhër-arreste në kuadër të laboratorit të kokainës në Frakull të...
Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim dosjen e 3 të pandehurve që dyshohet se hakeruan dhe vodhën të dhëna nga kompjuter&e...
Seanca e rradhës është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kri...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesë...
Deputeti i PD Xhelal Mziu është pyetur nga mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë e 20 minuta. I pyetur n&...