Gazeta e njohur franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull protestave antiqeveritare në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si të paprecedentë që nga rënia e diktaturës komuniste në vitin 1991. Sipas medias franceze, pas katër muajsh e gjysmë demonstratash, zemërimi i qytetarëve është përshkallëzuar, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Në artikullin e publikuar më 17 tetor, “Le Monde” shkruan se lëvizja, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, ka ndryshuar formë, duke lënë pas tubimet paqësore të mbrëmjes dhe duke u zhvendosur drejt protestave të tensionuara që nisin që në orët e para të ditës. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e Ramës, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe luftën kundër korrupsionit.
“Pas katër muajsh e gjysmë protestash, demonstruesit, të acaruar nga ajo që e përshkruajnë si ‘përbuzje’ dhe ‘indiferencë’ të kryeministrit Edi Rama, kanë zgjedhur një qasje të re”, shkruan gazeta franceze, duke iu referuar përshkallëzimit të protestave dhe përplasjeve të ditëve të fundit. Studiuesja Gresa Hasa, e cituar nga “Le Monde”, e lidh këtë revoltë me pakënaqësinë e akumuluar ndër vite. “Njerëzit duan të jetojnë në një vend demokratik. Ky është rezultat i 35 viteve të frustrimit të akumuluar që nga rënia e diktaturës komuniste në vitin 1991”, shprehet ajo.
Sipas artikullit, zemërimi është përhapur edhe në pesë qytete të tjera të vendit. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, në pushtet që nga viti 2013, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, duke akuzuar opozitën për nxitjen e trazirave. Megjithatë, “Le Monde” vëren se edhe përfaqësues të opozitës janë përballur me reagime dhe fishkëllima nga protestuesit, çka pasqyron pakënaqësinë ndaj të gjithë sistemit politik. Shkrimtari dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, Besnik Mustafaj, i cilëson zhvillimet si të paprecedenta që nga fundi i regjimit komunist. Sipas tij, përshkallëzimi është pasojë e protestave të gjata paqësore, të cilat, sipas tij, nuk kanë marrë përgjigjen e kërkuar nga autoritetet.
“Kjo dhunë është rezultati logjik i 137 ditëve protesta paqësore që nuk u dëgjuan. Njerëzit po humbasin durimin”, citohet të ketë thënë Mustafaj. Megjithatë, ai ngre shqetësimin për mungesën e organizimit dhe të një strukture përfaqësuese brenda lëvizjes, duke vlerësuar se kjo e vështirëson dialogun. “Le Monde” vëren se protesta, e cila nisi me kërkesa të caktuara, është zgjeruar për të përfshirë pakënaqësi më të gjera ndaj qeverisjes dhe sistemit politik. Radikalizimi i lëvizjes, sipas gazetës, ka shtuar pasigurinë për zhvillimet e ardhshme në Shqipëri.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Tetor08:07
Parashikimi i motit/ Fundjava nis me diell, kthjellime në pjesën më të madhe të vendit
Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në...
AKTUALITET
16 Tetor22:26
Studenti u dhunua brutalisht nga efektivët e policisë, gazetarja: Ka krisje në vertebër dhe humbje të kujtesës
Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivë...
AKTUALITET
16 Tetor22:09
Aksident në Vlorë, dy automjete përplasen dhe përfundojnë në trotuar
Një aksident rrugor është regjistruar në bulevardin “Lef Sallata”, në qytetin e Vlorës. Dy automjete janë pë...
AKTUALITET
16 Tetor22:02
Ejlli: Është çnjerëzore, kush janë ata që gjuajnë? Zv.ministri Muzaka: Janë policë, i kemi pezulluar
Zëvendësministri i Brendshëm, Oltion Muzaka, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Story” ...
AKTUALITET
16 Tetor21:45
Protestuesit sulmojnë me molotov Bashkinë e Shkodrës
Disa të rinj kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Nga sulmi nuk ra...
AKTUALITET
16 Tetor21:33
Të rinjtë u japin dorën dhe ujë policëve, ndërhyn shefi: Nuk kanë nevojë
Në ditën e katërt të protestave në Tiranë, një grup të rinjsh u afrua te forcat e rendit për t’u dhën&eu...
AKTUALITET
16 Tetor21:29
Të rinjtë marrin 'pushtetin' në Tiranë, nuk dorëzohen përballë gazit lotsjellës dhe dhunës policore
Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të ashpra gjatë ditëve të fundit.
Edhe pas dhunës policore me ...
AKTUALITET
16 Tetor21:27
Vritet shqiptari në Itali, u gjet në parkingun e një klubi nate
Një 34-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në parkingun e klubit të natës “Vision Club”, në Verucch...
AKTUALITET
16 Tetor21:13
Me fëmijën e mitur në krahë, qytetari i revoltuar u kërkon policëve të heqin kapelet
Një djalë i ri më fëmijën e mitur ne krah është futur mes policëve duke i thënë hiqini kapelet dhe bashkojuni ...
AKTUALITET
16 Tetor21:08
Lisandër Hoxha i drejtohet Taulant Ballës: Sot bëre një gabim që do ta kujtosh gjatë. Në burg do të përfundosh
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha ka reaguar ashpër ndaj Taulant Ballës.
Hoxha shkruan në nj&e...