3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...

Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura deklaron se më 21 qershor të këtij viti është dhunuar fizikisht nga Genti, djali i kunatit të saj, pas një debati që nisi për prerjen e degëve të një arre dhe të hardhisë së rrushit.
Sipas rrëfimit të saj, ajo sapo ishte kthyer në shtëpi nga tregu, ku shiste kastraveca, kur Genti e ka sulmuar, duke e kapur nga fyti dhe flokët dhe duke e goditur me shkelma. Flutura thotë se gjatë konfliktit është rrëzuar në shkallë dhe ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo pretendon gjithashtu se në ngjarje janë përfshirë edhe familjarë të tjerë të Gentit dhe se djali i saj 10-vjeçar është terrorizuar nga skenat e dhunës dhe kërcënimet.
Por pretendimet e saj nuk përfundojnë me dhunën fizike.
Flutura akuzon policinë se nuk ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe se, në vend që të hetojë ngjarjen, e ka trajtuar atë si të dyshuar për plagosjen e Gentit.
Ajo thotë se ka kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje, por nuk ka marrë përgjigjen që priste.
Nga ana tjetër, Genti pretendon se Flutura e ka sulmuar e para me thikë dhe se i ka shkaktuar shenja në trup. Ai pranon se ia ka marrë thikën, por mohon ta ketë dhunuar fizikisht. Gjatë përballjes me Piranjat, ai pranon se ka pasur një konflikt me Fluturën, ndërsa për pamjet e kamerave thotë se mund të jenë fshirë, pasi ka kaluar një muaj nga ngjarja.
Përplasja mes dy familjeve duket se nuk ka nisur më 21 qershor.
Flutura pretendon se prej muajsh përballet me ofendime, provokime dhe kërcënime, ndërsa konfliktet lidhen me kufijtë e pronës, pemët, tubat e ujit dhe kalimin në hapësirat e përbashkëta.
Gjatë përballjes, Genti shprehet se nuk do të ketë më sulme ndaj familjes së Fluturës, me kusht që, sipas tij, ajo të mos traumatizojë fëmijët. Megjithatë, përplasja mes tyre mbetet e pazbardhur plotësisht, ndërsa pretendimet e të dyja palëve kërkojnë verifikim përmes provave dhe hetimeve nga institucionet përkatëse./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Ndërsa kryeqyteti shqiptar mbushet me kulla dhe çmimet e banesave arrijnë nivele gjithnjë e më të vështira për t&rsq...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërt...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...