Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë/ Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Protestuesit gjatë marshimit për tek Kryeministria kanë ndaluar te Ministria e Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën der&eu...
Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë në mbësht...

Nga Dojna Mema
Kjo është protesta.
Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dhe autobote…
Ëndrrat, përballë shkopinjve të gomës.
Dhe herë pas here, një tufë policësh sulen e kapin një djalë të ri, e shtrijnë përtokë, e godasin me shqelma, grushte e shkopinj, edhe pse është i palëvizshëm.
Ai djalë shpesh nuk ka në duar asgjë. Ndoshta, vetëm një çantë shpine.
Një çantë që duhej të mbante librat, me një shishe ujë, me një maskë kovidi, me një bukë me vezë të mbështjellë nga shtëpia.
Ai djalë është fëmija i dikujt. Ka një nënë që pret me ankth duke parë lajmet, se mos i sheh emrin apo fytyrën. Një nënë që nuk i thotë dot “mos dil atje”, sepse ia kupton arsyet, ia di hallet. Një nënë që shpreson që të mos e kapin, të mos dalë në ballë, të mos i ndodhë gjë.
Dhe tani është përtokë, me krahët mbi kokë, ndërsa mbi të bien shkopinjtë.
Nuk e di kush është.
Por e njoh.
E njoh, sepse e di nga vjen.
Ai vjen nga ajo shtëpi shqiptare ku ka dëgjuar vetëm një fjali, ditë pas dite: “S’na dalin lekët.”
Ka parë nënën që kthehet nga pazari me çantën bosh. Ka parë babanë të kthehet nga puna i kërrusur, i papaguar a i keqpaguar, i shkelur me këmbë. E ka parë atë burrë të përulet, të pranojë, të gëlltitë, të heshtë.
Dhe ka vendosur një gjë të vogël, por të madhe: unë nuk do të bëhem si ai.
Po çfarë rruge i kanë lënë?
Të mësojë vite me radhë në një klasë pa xhama, me drejtorë e mësues militantë, për një diplomë pa vlerë, nëse nuk je patronazhist. Ose një biletë për në Londër, për në shtëpitë e barit, prej nga kthehesh i pasur, por ke humbur veten.
Ai është ende gjimnazist.
Dhe ka zbuluar rrugën tjetër, atë që nuk ta mësojnë në shkollë e as ta përmendin në shtëpi: të ngresh zërin. Të mos e ulësh kokën. Të kthesh dorë.
Ka shumë prindër sonte që do ta gdhijnë natën në dyer komisariatesh të një shteti represiv e policor, duke pritur se mos ua nxjerrin djalin apo vajzën.
Uroj shumë që sonte të mund të kthehen pranë jush e të flenë në shtëpi.
Dhe di që nesër, Shqipëria e tyre do të jetë më e mirë, sepse të tillë janë ata./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Nga Edmond Panariti Në histori ekziston një moment që përsëritet pothuajse tek çdo regjim që ka nisur të humbas&...
Unë jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Shqipëri. Kam qenë skeptik prej muajit maj, kur filluan protestat kund&e...
Mos u habisni nga dhuna. Habituni që nuk ka plasur tenxherja më herët! Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjid...
Nga Mentor Kikia Në vitin 1990, unë kam qenë student. Protestova edhe unë në Dhjetor, kur diktatura komuniste kishte falimentuar polit...
Nga Lutfi Dervishi Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë! Studentët nu...
Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që ka...
JAM MESDHETAR Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar. Megjithëse ata ishin të lumtu...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpirtrave, ku trupat...