Flet i dyshuari i masakrës së Beratit/ Çfarë zbulon Kudret Zhuka?
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Protestuesit gjatë marshimit për tek Kryeministria kanë ndaluar te Ministria e Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën der&eu...

Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Ajo thotë se historia ka nisur që në momentin kur është njohur me ish-bashkëshortin, Gersi Gjeta. Ka qenë vetëm 17 vjeçe. Dhe e ka njohur gjatë kohës kur kanë qenë provimet e maturës.
Një njohje e cila në fillim dukej si një histori e bukur dashurie, nga ato që shohim vetëm në filma, por që shpejt u kthye në diçka që ndryshon njëherë e mirë jetën e një gruaje. Ai person është shfaqur në fillim si person shumë i mirë, shumë i përkushtuar. Ka pasur interes shumë të lartë.Por më vonë, siç thotë Anxhela, 25-vjeçari që kishte përkrah nisi ta dhunonte. Ata kanë qenë edhe bashkë në një ambient familjar dhe, në momentin e parë që e ka goditur, ka qenë në kushte jo edhe shumë të mira emocionale dhe nuk ka pasur mundësi të reagoja, sepse dhuna fizike ka filluar pikërisht në këtë moment.
Këtë gjë ia ka treguar nënës së saj, por, duke qenë në trysninë e njerëzve se çfarë do të thonë, ajo i ka thënë: “Mos e lër, se do të të kërkojë falje”.
Një këshillë që, thuajse në të gjitha rastet, është ftesë e familjarëve për të duruar dhunën, me qëllim të vetëm moskthimin e vajzës në shtëpinë e prindërve, ndërkohë që edhe Gersi do të bënte një hap prapa për të dëshmuar dashurinë dhe besnikërinë ndaj partneres, duke u shfaqur me një buqetë me lule. Dhe pas luleve, situata do të ishte e njëjtë, ku, sipas saj, një episod i ndodhur në një drekë familjare ka qenë në tualet bashkë me vjehrrën.
Në momentin që është kthyer në tavolinë bashkë me vjehrrën, ai ia ka thyer telefonin.
Një gjest që ata e dinin dhe e dinin shumë mirë se çfarë djali kishin. Por thjesht për sytë e botës, djali i tyre ka qenë më i miri. sipas Anxhelës, ky presion nuk vinte vetëm nga marrëdhënia me partnerin, sepse shumë shpejt edhe marrëdhënia me familjen e saj do të vihej në provë. Një drekë familjare që nuk u zhvillua kurrë do të bëhej shkak për një konflikt absurd që do të përfshinte, pa dijeninë e tij, edhe babain e Anxhelës.
Sidoqoftë, kjo situatë me drekën e pashtruar u kapërcye dhe, mes debateve, xhelozive dhe konflikteve të tre viteve të fejesës, çifti caktoi datën e martesës. E cila erdhi edhe me një dhuratë të papritur, ku Anxhela do të merrte vesh lajmin e shtatzënisë dhe, për 9 muaj, çdo gjë do të ishte në rregull.
Një jetë si në ëndrra të bukura për një 20-vjeçare që po bëhej nënë për herë të parë. Pavarësisht disa pakënaqësive nuse-vjehrrë, që janë të zakonshme në ambientin familjar, qëndrimi në familjen e Gersit ndikonte që kontrolli mbi jetën e saj dhe izolimi të ishte gjithnjë e më i madh dhe, përtej izolimit, edhe sjellja e dhunshme e bashkëshortit, që, me sa duket, shoqërohej me një indiferencë të vazhdueshme të familjarëve të tij.
Pas 9 muajsh, Anxhela do të sillte në jetë vajzën.
Një moment që, në vend të gëzimit në familje, do të shënonte fillimin e shumë problemeve të tjera. Kësaj radhe edhe me prindërit e bashkëshortit, ndërkohë që, 11 muaj pas lindjes së vajzës, Anxhela mori lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë.
Por edhe kjo lumturi për ardhjen në jetë të trashëgimtarit, për nënën e re, do të zgjaste shumë pak, sepse keqtrajtimi nga i shoqi nuk do të kishte fre as për gjërat më të pakuptimta.
Bëhet fjalë për një udhëtim që Anxhela bëri me prindërit e saj në qytetin e Korçës, ku, sipas Gersit, bashkëshortja kishte bërë një gabim të pafalshëm vetëm pse kishte fjetur në dhomë me familjarët e saj. Dhe ky konflikt do të shndërrohej në dhunë fizike, me fëmijët dëshmitarë të skenave të shëmtuara.
Pavarësisht situatës së ndodhur, nëna e re, bashkë me dy të vegjlit, vendos të qëndrojë edhe njëherë, ndoshta me shpresën se ajo çfarë kishte ndodhur do të ishte hera e fundit. Por më kot, sepse, përveç dhunës dhe ndryshimit të premtuar, do t'i kthehej edhe kontrolli i vazhdueshëm i lëvizjeve të saj, duke i vendosur GPS.
Kjo bisedë do të pasohej me një veprim tashmë të kthyer në rutinë për 32-vjeçaren: largimin për të disatën herë nga shtëpia e bashkëshortit, për t'u kthyer përsëri pas pak kohësh.
Pra, një tentativë për t'u larguar vetëm nga familjarët e burrit, me të cilin, pavarësisht dhunës së vazhdueshme që denoncon, mendon se duhet të vazhdojë jetën e përbashkët, duke marrë një shtëpi me qira. Por ajo që do ta priste do të ishte edhe më e tmerrshme për të. Sepse, sipas asaj që thotë Anxhela, për rreth dy javë me radhë, me vetëdijen e tij të plotë, në pijen që konsumonte, ai i kishte dhënë një medikament pa dijeninë e saj.
Medikamenti në fjalë i përket grupit të antipsikotikëve atipikë.
Përdoret kryesisht për të trajtuar dhe menaxhuar disa gjendje të shëndetit mendor dhe sjelljes. Dhe, natyrisht, që duhet të jepet me recetë të mjekut, pas vizitës së specializuar dhe pas verifikimit të gjendjes psikiatrike të pacientit, gjë që Anxhela e mohon kategorikisht./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Ndërsa kryeqyteti shqiptar mbushet me kulla dhe çmimet e banesave arrijnë nivele gjithnjë e më të vështira për t&rsq...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërt...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...